Uji Dea

PDK: Qeverisja e Lutfi Hazirit keqpërdori tetë mijë euro

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nuk kanë të ndalur keqpërdorimet e shumta që po i bënë në Gjilan, qeverisja komunale e Lutfi Hazirit, ku në emër të Manifestimit Kulturor “Ditët e Mërgatës” e cila është mbajtur në Gjilan në fillim të muajit gusht, janë keqpërdorur tetë mijë euro nga buxheti komunal thuhet në reagimin e grupit të këshilltarëeve komunal të PDK-së.

Zyra e Prokurimit në Gjilan, dje më 28 gusht ka shpallur operatorin fitues në vlerë prej tetë mijë euro për Manifestimin Kulturor “Ditët e Mërgatës”, ndërsa ky manifestim është mbajtur para katër javësh, por tek tani po i zhvillon procedurat e prokurimit, e ku është paraparë të nënshkruhet kontrata me operatorin ekonomik më 4 shtator, pra një muaj pas realizimit të projektit.

Ky është rasti i tretë që ne si opozitë e kemi ngritur dhe kemi dëshmuar me fakte edhe në prokurori, që qeverisja e Lutfi Hazirit po shkel të gjitha procedurat dhe ligjin e prokurimit publik, ku së pari po i kryhen projektet, e pastaj po realizohen procedurat e tenderimit, me çmime jashtëzakonisht të larta dhe sipas marrëveshjeve private të cilët po i bëjnë zyrtarët komunal (servilët e kryetarit) me kompani të ndryshme thuhet në reagimin e PDK-së.

Në këtë vit bashkatdhetarët e Gjilanit, përveç që u plaçkitën duke paguar jashtëligjshëm për parkingjet e komunës, ndaj një kompanie pa kontratë me komunën e Gjilanit, tani qeverisja Haziri por keqpërdorë dhe përfiton prapë në emër të tyre, duke dhënë tender të jashtëligjshëm dhe pa procedura të hapura me numër të prokurimit Gi651 140 79 236, në emër të Manifestimit Kulturorë “Ditët e Mërgatës” në shumën prej tetë mijë euro.

Edhe pse kryetari Haziri kishte premtuar qeverisje me duar të pastra, tani më po shihet se si po qeverisë me kuadro joprofesional, të papërvojë dhe të dështuar. E më e keqja është se ata nuk e kanë aspak a qëllimin e mirë për të qeverisur me institucionet komunale, por kanë për qëllim keqpërdorimet me buxhetin komunal dhe shpërblimin e aktivistëve dhe donatorëve të LDK-së, të cilët e kanë financuar fushatën elektorale të tyre.

Uji Dea

Komuna e Gjilanit, gjatë qeverisjes së Lutfi Hazirit, ka dhënë në total deri më tani 39 tender, ku 24 prej tyre apo 62% të tenderëve, i ka dhënë përmes kuotimit pa procedurë të hapur që do të thotë pa konkurrencë të hapur, në vlerë prej 178,029.00 euro. Këto të dhëna flasin më së miri se si është duke e shpenzuar buxhetin komunal nga kjo qeverisje, e cila po keqpërdor paranë publike të qytetarëve të Gjilanit.

Fakti që kryetari i komunës, e ka emëruar Menaxher të Zyrës së Prokurimit, një “Flash” drejtor, i cili fillimisht ishte emëruar nga Lutfi Haziri, si UD në Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik dhe kishte bllokuar miliona euro projekte të nisura nga qeverisja e kaluar, pastaj për disa muaj në Drejtorinë e Buxhetit dhe Financave, ku ka dështuar në realizimin e planifikimit të buxhetit komunal, ndërsa javën e kaluar këtë drejtor e ka emëruar Menaxher të Zyrës së Prokurimit, e i cili të parin tender që e ka dhënë, ka shkelur ligjin dhe procedurat e prokurimit duke keqpërdorur për tetë mijë euro buxhetin komunal të Gjilanit. Këtyre lëvizjeve të këtij “Flash” drejtori (jo profesional sepse askund nuk po “zë” vend), nuk i thuhet se janë bërë për të mirën e komunës dhe për të mirën e qeverisjes më efikase, por për të kundërtën, për të krijuar rrjet të kontrolluar nga kryetari i komunës, për keqpërdorime të buxhetit komunal dhe parasë publike.

Ne si Grup i Këshilltarëve Komunal të PDK-së, do të angazhohemi për të parandaluar dhe për të paraqitur shkeljet e shumta ligjore dhe procedurale të qeverisjes së LDK-së dhe të Lutfi Hazirit në Gjilan, sepse këtë e kemi përgjegjësi dhe obligim ligjor.

Përveç katër rasteve të dërguara në prokurorinë themelore të Gjilanit për të hetuar rastet e argumentuara për keqpërdorime dhe për të cilat janë duke u hetuar zyrtarët komunal dhe të zyrës së kryetarit të komunës, ne do të paraqesim faktet edhe për këtë tender të jashtëligjshëm.

Duke besuar se Prokuroria Themelore është duke i trajtuar drejtë këto lëndë për të cilat janë nisur hetimet, e të cilat kanë për synim dhe qëllim vënien e rendit dhe ligjit në respektimin e procedurave për shpenzimin e parasë publike nga buxheti komunal i Gjilanit, si dhe llogaridhënien para drejtësisë, për shkelësit e ligjit dhe keqpërdoruesit e parasë publike thuhet në reagimin e Grupit të Këshilltarëve Komunal të PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.