ARKATANA

PDK: Qeverisja e Lutës joligjore dhe diskriminuese

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan e vlerëson dhe argumenton se qeverisja e Lutës është plotësisht joligjore dhe diskriminuese. Joligjore është sepse i tërë sistemi i drejtësisë po merret me veprat inkriminuese të zyrtarëve komunal, shkeljet ligjore, keqpërdorimet dhe korrupsionin. Institucionet dhe zyret e komunës së Gjilanit, janë bërë punishte e hetuesve të policisë dhe prokurorisë, të cilët kanë muaj të tërë që janë duke u marr me dhjetëra veprime dhe vendime të jashtëligjshme të zyrtarëve komunal.

Qeverisja komunale në Gjilan është edhe diskriminuese, sepse me milionat e buxhetit komunal po favorizon projekte të dyshimta dhe kompani të caktuara e që janë financues të luksit të Lutës. Është e vërtet se në raportet financiaret të komunës janë zvogëluar shpenzimet e luksit, por në financat e disa kompanive (që po marrin shumë tenderë në komunë) janë rritur shpenzimet e tyre, sepse po i paguajnë faturat e ndryshme të kryetarit.

Në komunën e Gjilanit njëkohësisht po ndodhë favorizimi dhe diskriminimi i zyrtarëve komunal, e kjo është e papranueshme. Suspendimi me vonesë i tre zyrtarëve komunal nga ana e kryetarit, pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, e në anën tjetër amnistia e Lutës për drejtorin e tij të urbanizmit është dëshmi se si vepron ky kryetar i papërgjegjshëm, joligjor dhe mbrojtës i atyre që e kanë lejuar dhe po lejojnë kaosin dhe krimin urbanistik nga ndërtimet kolektive pa leje në qendër të qytetit. Dihet fare mirë se drejtori i urbanizmit është përgjegjësi kryesor për këtë gjendje anarkie, e që po ashtu i është ngritur aktakuzë nga prokuroria themelore.

Ne si PDK në me kohë kemi ngritur shqetësimin tonë për mënyrën e qeverisjes së Lutës me Gjilanin. Vendosja dhe emërimi i disa drejtorëve komunal nëpër sektorët kyç të komunës, e të cilët kanë qenë të njohur për shkelje ligjore dhe për veprimet e të cilëve janë rekomanduar masa ligjore nga komisioni disiplinor, ka treguar qëllimin e realizimit të interesave klanore dhe për krijimin e milionerëve të rinj nga ndërtimet pa leje.

Uji Dea

Pastaj propozimi dhe shuarja e drejtorisë së inspeksionit nga ana e kryetarit të Lutës, si dhe ndryshimi i planeve rregulluese urbanistike, ka krijuar parakushte që të lulëzojë krimi urbanistik në qytetin e Gjilanit.

Për ne si PDK, Prokuroria e Shtetit të Kosovës duhet të hetojë drejtpërdrejtë veprimet (me prapaskena) dhe vendimet e kryetarit të Gjilanit, për të vërtetuar se përgjegjës kryesor i kësaj gjendje në qytet, nga ndërtimet pa leje është vet Luta, e tek pastaj drejtori i urbanizmit dhe inspektorët e ndërtimit.

Hetuesia duhet të analizojë dhe hulumtojë se çfarë e ka shtyrë kryetarin e komunës të shuaj drejtorinë e inspeksionit, të emërojë drejtorë të urbanizmit personin e dëshmuar për shkeljet e tija ligjore (bazë për ngritje të aktakuzës edhe nga prokuroria themelore), të lejojë ndërhyrjet e paligjshme në planet rregulluese urbanistike, të heshtë dhe të verbohet para dhjetëra ndërtimeve kolektive pa leje ndërtimore dhe në kundërshtim të plotë me kushtet, kriteret dhe planet rregulluese urbanistike, ta lë komunën për një vit e më shumë, pa asnjë inspektor të ndërtimit, për dy vite e më shumë të mos e kontraktojë një kompani për rrënimin e objekteve pa leje, për mos ekzekutimin e vendimeve të inspektorëve në parandalimin dhe rrënimin e objekteve, për ndërhyrjet e zyrtarëve më të lartë komunal në punën dhe vendimet e inspektorëve të ndërtimit, për konfliktin e interesit të zyrtarëve të zyrës së kryetarit me kompanitë ndërtuese, duke përfituar bizneset e tyre me qindra mijëra euro kanë thënë zyrtarët e PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.