PDK: Qeverisja aktuale të këndellet, të jetë më e përgjegjshme
Gjilan – PDK, Dega në Gjilan pas riorganizimit, një periudhë kohore punoi në konsolidimin e saj, të cilën po vazhdon dhe nuk do të ndalet deri në rikthimin e saj meritor- qeverisjen e Komunës së Gjilanit ka thënë Omer Daku.
Mirëpo pavarësisht angazhimit brenda nesh, ne në vazhdimësi dhe në kontinuitet kemi përcjellur të gjitha zhvillimet e qeverisjes aktuale. Kuptojmë se vitin e parë nuk arrihet lehtë të krijohen ndryshime të cilat do të arrij qytetari t’i vërej lehtë, qoftë ato pozitive apo negative, por tani në kohën kur jemi në vitin e tretë të kësaj qeverisje, çdo qytetar e ka të lehtë të bëj vlerësimin korrekt në raport me zhvillimet brenda komunës dhe në raport me premtimet gjatë fushatës për këtë mandat ka thënë Omer Daku anëtar i kryesisë së PDK-së.
PDK në mënyrën më korrekte, transparente dhe profesionale do të mundohet të jap kontributin e saj duke ngritur shqetësimet e saja për të gjitha zhvillimet brenda komunës të cilat e dëmtojnë drejtpërdrejtë qytetarin dhe komunën.
PDK, do të vazhdojë që me përgjegjësinë maksimale të ofrojë edhe alternativat e saja në të gjitha fushat për të cilat vlerëson se do të ishin në interes të komunës dhe qytetarit.
PDK tani do të jetë shumë më aktive në vazhdim për të reflektuar në të gjitha fushat.
Ne, sot do te ngrisim disa shqetësime;
Çdo qeverisje duhet të punoj konform programit të saj, por kurrsesi nuk guxon të paralizojë projektet në proces nga e kaluara, e aq më pak kur të tillat edhe vet, si opozitë në atë kohë i ka mbështetur. Në këtë rast dua të përmend 5 (pesë) fusha të ndërlidhura ne mes vete:
1. Transporti urban
2. Ridizajnimi udhëkryqeve
3. Parkingjet
4. Sinjalizimi
5. Shtigjet për biçikleta (transporti aktiv)
për të cilat nuk po arrijmë të kuptojmë se pse kjo neglizhencë kaq e madhe po ndodh.
– Vazhdojmë të kërkojmë që Gjilani të ketë transportin urban sa më parë, sepse të gjitha proceduarat i kishim kryer mandatin e kaluar dhe gjithçka ka mbetur vetëm tek zyra e prokurimit.
– Udhëkryqet – rrethrrotullimet janë një shqetësim tjetër sepse nuk është kryer asnjë gjatë këtij mandati, kurse kjo qeverisje pa asnjë hamendje i ka të mundshme t’i realizojë sipas prioriteteteve sepse i disponom nga qeverisja e kaluar të gjitha brenda strategjisë përkatëse që numerikisht janë gjithsejtë 17 udhëkryqe të domosdoshme për tu realizuar.
-Komuna e Gjilanit ka vështirësi të mëdha dhe duhet reflektuar më shumë sa i përket parkingjeve, apo thënë më mirë të paktën të vazhdojë atë që bëri qeverisja e kaluar, e kurrsesi kjo që po bën me parkingje në këtë qeverisje, duke improvizuar parkingje plotësisht të pa analizuara dhe të cilat jo që po ndihmojnë, por po vështirësojnë jetën normale edhe të banorëve në njërën anë, kurse në anën tjetër po rrezikojnë edhe qëndrueshmërinë e bizneseve sepse ka goditur drejtpërdrejtë në dëm të tyre, parkingje që sigurisht janë të diskutueshme edhe sa i përket procedurave që nga fillimi e po ashtu edhe ne realizim të asaj kontrate. Në këtë rast kërkojmë që të hiqet dore nga kjo formë e menaxhimit të parkingjeve dhe të tillat të lirohen sa më parë në interes të qytetarit, banorëve të afërt të vendeve përkatëse dhe të vet bizneseve. Ndërsa në anën tjetër të punoj për parkingje të qëndrueshme.
Mandatin e kaluar janë kryer vendosja e tabelave-emërtimi i shesheve, rrugëve dhe numerizimi i objekteve socio-ekonomike. Kurse, sot, Gjilani është në nivel me Junikun, Artanën e Shtërpcen, të cilat nuk kanë arritur që të kryejnë emërimin e rrugëve rurale, dmth pasivitet i plotë në këtë drejtim.
Nuk arrijmë të kuptojmë se pse nuk po ndodh sinjalizimi horizontal, i cili po vështirëson në masë të madhe lëvizjen e lirë, por edhe rrezikon në masë të madhe edhe jetën e qytetarit.
Ne kishim punuar gjatë në hartimin e strategjisë për ndriçim publik dhe në mënyrën më profesionale edhe në implementimin e saj, ku realizuam bashkë me donatorë pjesën kryesore të qendrës, dhe për të vazhduar në drejtim të rrugës së Ferizajit, por as kjo nuk po ndodhë. Kërkojmë që kjo strategji të implementohet në tërësi.
Ne ngrisim edhe shqetësimin tonë plotësisht të arsyeshëm por të pakuptueshëm me rastin e stopimit apo neglizhencës të disa projekteve për të cilat u punua gjatë dhe ishim në proces të tenderimit në bashkëpunim me donatorë siç është rasti me projektin-rikonstruimi i rrugës prej semaforëve në drejtim të fakultetit përgjatë rrugës Adem Jashari dhe Zija Shemsiu (Komuna-UN Habitat) ku ishin të përfshira e gjithë infrastruktura nëntokësore, ujërat atmosferik, rrjeti elektrik, ptt, ndriçimi, staza për biçikleta, parkingjet vijore, vendndaljet për autobusë urban me kabina pritëse etj.
Po ashtu ngrisim të njëjtin shqetësim edhe për rrugën Esat Berisha dhe Mulla Idrizi;
Rrugën Avdulla Tahiri (nga semaforët në drejtim të rrugës së Malishevës;
si dhe rruga Madeleine Albright e ridizajnuar por e ngecur (rruga e Prishtinës);
PDK po ashtu ka dhe shumë shqetësime të tjera për të cilat do ti paraqes në ndërkohë, mirëpo shofim të arsyeshme që sot të kemi edhe disa kërkesa të cilat nuk guxon kjo qeverisje të lejoj të vazhdohet në këtë formë siç është rasti me mirëmbajtjen verore të rrugëve dhe të tillat nuk po mbikëqyren nga profesionistë me thirrje adekuate.
Po ashtu kërkojmë që komuna domosdo të kthej inspeksionin në drejtori funksionale dhe profesionale dhe të mos lejoj edhe më tutje të vazhdoje me këtë avari, se krahas gjendjes së renduar po reflektohet edhe konflikt interesi.
Kërkojmë që kjo qeverisje të bëj edhe matjen e performancës së saj në mënyrë profesionale të cilën e ka të lehtë për krahasime. Këtë mund ta arrij me matjen e 31 indikatorëve të cilat janë bërë nga qeverisja e kaluar në bashkëpunim me USAID-in dhe pastaj jo vetëm që do bëhen krahasimet por edhe do të vërehen nevojat e domosdoshme të ndërhyrjeve konkrete në interes të vet kësaj qeverisje.
PDK kërkon me ngulm që drejtoria e zhvillimit ekonomik të hartojë strategjinë dhe Gjilani të ketë të qartë Misionin dhe vizionin e saj, të kundërtën duhet kuptuar se dështimi kryesor do të ndërlidhet mu në këtë fushë, e që gjithsesi do të duhej të ishte kryeprioritet i çdo qeverisje.
Po ashtu presim korrektësinë e kësaj qeverisje që shqetësimet, idetë dhe propozimet të i kualifikojë si qëllim mira dhe në interes të qytetarit, e kurrsesi tendencioze pasi edhe nuk janë dhe nuk do të jenë edhe të ardhmen të tilla ka thënë Omer Daku – anëtarë i kryesisë së Degës së PDK-së./rajonipress/


