HW

PDK: Qeveria Kurti, më jetëshkurtra në historinë e re të Kosovës, që rrezikoi më së gjati vendin tonë

/ 3 minuta lexim
HW

Partia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku ka prezantuar 100 dështimet e qeverisë “Kurti” në 100 ditëshin e qeverisjes së tij, transmeton Zeri.Info.

Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu, ka thënë se dështimet e kësaj qeverie janë të mëdha dhe renditen nga prishja e marrëdhënieve me SHBA-në, rrëzimi i Qeverisë nga vetë partnerët e koalicionit në fillim të pandemisë, mbyllja me Shqipërinë dhe hapja e nënshtrimi ndaj Serbisë e deri tek një sërë deklaratash të koordinuara kundër UÇK-së.

“Sot në 100 ditëshin e Qeverisë Kurti, nuk ishte shumë e vështirë ta përpilojmë listën me 100 dështime sepse skandalet ishin të përditshme e të shumëfishta. Jemi të sigurt edhe ju do ta bëni një listë tjetër me 100 dështime të kësaj qeverie”, ka thënë Zejnullahu para mediave.

Sipas saj, kjo Qeveri do të mbahet mend si Qeveria më jetëshkurtër në historinë e re të Kosovës që rrezikoi më së gjati vendin tonë.

“Kjo Qeveri dezertoi si pasojë e paaftësisë për të menaxhuar me pandeminë, dhe ekonominë e vendit. Nuk guxoi të merret me temat e ndejshme të vendit sikurse dialogu me Serbinë”, ka thënë ajo.

Hidromorava

Ajo më tej ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, se ishte zyrtari i parë që rrezikoi miqësinë me SHBA-në.

“Mbi të gjitha, Qeveria Kurti për 100 ditë rrezikoi miqësinë e shenjtë me SHBA-në dhe do të mbetet e fundit që kërcënoi këtë raport historik. Kryeministri Kurti është zyrtari i parë shtetëror që akuzoi rëndë SHBA-në për ndërhyrje në rrëzimin e qeverisë por që për një gjë të tillë nuk u pajtua ministri i jashtëm i tij, Glauk Konjufca”, u shpreh ajo.

Deputetja e PDK-së, ka kritikuar qeverinë edhe për keqmenaxhim të situatës me pandeminë dhe karantinimin e qytetarëve.

“Kjo Qeveri krijoi karantinën të cilën e keqmenaxhoi përmes lidhjeve politike, familjare dhe partiake, duke falsifikuar edhe moshën e njerëzve për të mos u karantinuar. Sot, për pasojë, sikur të kishim teste të mjaftueshme dhe në kohë reale, ndoshta edhe nuk do të kishim humbjen e jetës së Agonit. Kjo qeveri foli edhe kundër UÇK-së, punësoi këshilltarë nga komuniteti serb që e mbështesin Ratko Mlladiqin, e hapi kufirin me Serbinë por e mbylli atë me Shqipërinë”, ka thënë Zejnullahu.

Sipas saj, secila ditë e kësaj Qeverie në ikje, është një ditë më pak shprese për qytetarët e vendit tonë. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.