GRANDEMALL

PDK: Qeveria dështoi të zbatoj ligjin në veri dhe dëmtoi partneritetin me SHBA

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, tha të shtunën se vendimi i qeverisë në lidhje me targat në veri të vendit e vërteton përsëri faktin se kryeministri Albin Kurti edhe po tërhiqet nga zbatimi i vendimeve të tij, edhe po e vendos Kosovën në pozicione të kundërta me partnerët ndërkombëtarë.

Nikaj në një konferencë për media theksoi se vendimi i Kurtit e ka vendos Kosovën në pozitë të pafavorshme në raport me SHBA-të dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

“I gjithë debati i ditëve të fundit ka qenë i fokusuar në çështjen se a do të zbatohet vendimi legjitim i qeverisë nga data 1 nëntor, apo do të aprovohet kërkesa e SHBA-ve për shtyrje të zbatimit të vendimit për 10 muaj. Në fund, kryeministri ka vendosur në mënyrë të njëanshme që ta shtyjë zbatimin e vendimit për gati 6 muaj, duke u tërhequr nga qëndrimi i tij, por edhe duke e sjellë Kosovën në pozitë të pafavorshme në raport me SHBA-të dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë”, tha Nikaj.

Ai tha se kjo qasje joserioze, po e shndërron Kosovën në palë destruktive, dhe po e vë në pikëpyetje mbështetjen ndërkombëtare për vendin dhe mbi të gjitha nuk po arrin realizimin e asnjë objektivi shtetëror.

“Në këtë situatë, qëllimi i qeverisë do të duhej të ishte ose zbatimi pa shtyrje të mëtejme i vendimit legjitim në funksion të sundimit të ligjit edhe në veri të vendit, ose koordinim i plotë me partnerët ndërkombëtarë për të fuqizuar pozicionin e Kosovës në procesin e Dialogut. Por, me vendimin e qeverisë nuk u arrit asnjëri nga këto qëllime”, tha ai.

FIDANISHTJA

Nikaj tha se një situatë të tillë në raport me SHBA-të Kosova nuk e ka pasur asnjëherë në të kaluarën.

“Si PDK shprehim shqetësimin dhe mospajtimin tonë me këtë qasje injoruese dhe mosbashkëpunuese me shtetin më të rëndësishëm për perspektivën zhvillimore të vendit tonë. Kjo vlen edhe për raportet tona me shtetet kyçe të Bashkimit Evropian. Përderisa kemi mbështetur dhe mbështesim çdo veprim e vendim legjitim e kushtetues të qeverisë e të institucioneve shtetërore për shtrirjen e ligjshmërisë në çdo cep të Kosovës, ne besojmë se këto qëllime më së miri arrihen duke pasur komunikim dhe koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha ai.

Nikaj ka ftuar qeverinë e Kosovës që të dalë me qëndrim zyrtar dhe të bëhet transparente për qytetarët e Kosovës në lidhje me planin franko-gjerman që tash e sa ditë ndodhet në Zyrën e Kryeministrit, por po mbahet fshehtë nga qytetarët e Kosovës.

Ai tha qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë qëndrimin zyrtar të qeverisë për këtë plan këtu në Prishtinë e jo të informohen për detajet e tij nga konferencat në Beograd.

Duke folur për qëndrimet e PDK-së për procesin e dialogut, Nikaj tha se mbështesin një marrëveshje gjithëpërfshirëse që në qendër e ka njohjen e ndërsjellë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.