PDK promovon Begzad Sinanin në Kamenicë dhe kandidatët për këshilltar

Gjilan – Kandidati tashmë i shpallur për kryetar të Komunës së Dardanës nga radhët e PDK-së, Begzad Sinani, ka thënë se ka plan konkret për të zhvilluar Dardanën përmes projekteve të shumta. Gatishmëria ime është që të përballem me punë për një jetë dhe mirëqenie më të mirë të qytetarëve të Dardanës, me energji pozitive dhe do të jem pran jush në çdo moment, ka thënë Sinani, duke shtuar se me përkrahjen nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe në veçanti të Kryeministrit të Kosovës , Hashim Thaçi, do të realizojmë synimet tona për një Dardanë evropiane.
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e Dardanës ka prezantuar kandidatin e saj për kryetar të Dardanës, Begzad Sinanin dhe kandidatët për anëtarë të Kuvendit komunal të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 3 nëntorit raporton rajonipress.
Në vazhdën e nominimeve të kandidatëve për kryetarë të komunave, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 3 nëntor të këtij viti, PDK Dega në Dardanë ka nominuar kandidatin Begzad Sinani për kryetar të Komunës së Dardanës, me të cilin pretendon t’i fitojë zgjedhjet në këtë komunë.
Nominimin e kryetarit të Dardanës e bëri kryetari i Degës së PDK-së Emin Krasniqi, i cili ka pohuar se qytetarët e Dardanës duhet mbështesin fuqishëm kandidaturën e Begzad Sinanit për kryetar të ardhshëm të Komunës së Dardanës i cili do të kontribuojë që Dardana të ketë zhvillim më të mirë se deri më tash, dhe ketë sipas tij, më së miri e bënë PDK-ja.
Kryetari i degës së PDK-së, Emin Krasniqi ka thënë se PDK-ja si subjekti më i madh në komunën e Dardanës ka në radhët e veta shumë personalitete të merituar, andaj përzgjedhja e kandidatit për kryetar të komunës nuk ka qenë edhe vendim i lehtë. Krasniqi ka thënë se nominimi i Begzad Sinanit për kryetar të komunës është një obligim i madh, një përgjegjësi e lartë dhe është besim që duhet bërë përpjekje për ta arsyetuar.
Ndërsa kandidati tashmë i shpallur për kryetar të Komunës së Dardanës nga radhët e PDK-së, Begzad Sinani, ka thënë se ka plan konkret për të zhvilluar Dardanën përmes projekteve të shumta. “Gatishmëria ime është që të përballem me punë për një jetë dhe mirëqenie më të mirë të qytetarëve të Dardanës, me energji pozitive dhe do të jem pran jush në çdo moment”, ka thënë Sinani, duke shtuar se me përkrahjen nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe në veçanti të Kryeministrit të Kosovës , Hashim Thaçi, do të realizojmë synimet tona për një Dardanë evropiane.
Ai e ka vlerësuar lartë edhe listën e kandidatëve për Kuvend të Dardanës, duke thënë se është bërë me një konsensus të plotë dhe si e tillë është një ofertë e mirë për qytetarët dhe përfaqësimin e tyre në Kuvend. “Lista e jonë shquhet për individ me kredibilitet të denjë me individ të dëshmuar në fusha të ndryshme të dijes, punës dhe kontributit për komunën tonë”, theksoi Sinani.
Ndërkaq, Basri Musmurati, sekretar i përgjithshëm i PDK-së, ka kërkuar nga qytetarët e Dardanës, që ta përkrahin kandidaturën për kryetar të komunës së Dardanës, Begzad Sinanin, i cili ka potencial dhe aftësi që ta qojë përpara komunën e Dardanës. “Qeveria e Republikës së Kosovës është përkrah zotëri Sinanit, i cili do të angazhohet për një komunë më ndryshe dhe më të balancuar”, ka thënë Musmurati duke kritikuar kryetarin aktual të komunës, se ai ka ngecur dukshëm në zhvillimin e komunës.
Musmurati paraqiti bindjet e tija se kandidati për kryetar të Dardanës, Begzad Sinani, do të promovojë vlera të reja në qeverisjen e ardhshme të komunës dhe fton qytetarët e Dardanës, ta mbështesin fuqishëm.
Në tubimin e së mërkurës, prezent ishin edhe Bajrush Xhemajli, sekretar organizativ i PDK-së dhe Qemajl Mustafa, Kryetar i Komunës së Gjilanit./rajonipress/