Eko Higjiena

PDK pret plasaritjen e LDK-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Blerja e kohës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit pritet të jetë një nga tentativat politike të Partisë Demokratike të Kosovës në përpjekje të thyerjes së koalicionit, LDK, AAK dhe Nisma. Burime nga PDK-ja, të cilat pranojnë të flasin në kushte anonimiteti, besojnë se LDK-ja është në plasaritje e sipër dhe se një pjesë e deputetëve, kryesisë dhe degëve të saj nuk janë të kënaqur me koalicionin që Isa Mustafa ka lidhur me AAK-në, duke e sakrifikuar postin e kryeministrit.

Ndërkaq, shpallja e pavlefshme e zgjedhjes së Isa Mustafës në postin e kryekuvendarit, sipas këtyre burimeve, vetëm sa i ka thelluar hendeqet te kjo parti politike. Po ashtu në LDK, sipas këtyre burimeve, janë shtuar dyshime e polemika nëse Isa Mustafa duhet edhe njëherë të dalë në kandidaturë për kryetar Kuvendi pas dështimit të PDK-së, pasi që PDK-ja sërish mund ta sfidojë pozitën e tij në kreun e Kuvendit përmes padisë në Kushtetuese.

Fundamenti

Këto burime besojnë fuqishëm se çdo kryetar i Kuvendit gjatë këtij mandati të institucioneve që do të zgjidhet nga një parti tjetër pa nominimin e PDK-së do të detyrohet të largohet si shkelës i kushtetutës. “Askush në LDK nuk do të mund të pranonte i qetë që lideri i saj sërish të lëshonte zyrën si shkelës i Kushtetutës”, ka thënë ky burim, duke u thirrur në deklaratat dhe kontaktet që i ka me përfaqësues e miq nga LDK-ja…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.