ARKATANA

PDK: Po angazhohemi për rrëzimin e Qeverisë Kurti

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka deklaruar se është duke u angazhuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Kështu u shpreh për media, shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ai deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë transparent sa i përket dialogut me Serbinë.

GRANDEMALL

“Kurti në këtë proces e karakterizon një mostransparencë. Kosova vazhdoi rrugëtimin e saj të izoluar fatkeqësisht dhe ne e kemi angazhimin që të ja shkurtojmë jetën kësaj Qeverie. Efektin si rezultat të këtyre masave do ta shohim në vitet në vijim. Pasojat ne do t’i vuajmë edhe në vitet e ardhshme”, tha Tahiri.

I pyetur sa i përket takimit të së enjtes që pritet të mbahet në Bruksel, Tahiri tha se Kosova nuk do të ketë avantazh sa i përket masave të BE-së.

“Përderisa jemi të sanksionuar kemi disa masa të vendosura nga BE e SHBA nuk mund të flasim për avantazhin e Kosovës. Nuk shkon Serbia e sanksionuar, por Kosova shkon e sanksionuar, ky është një dëm që Qeveria i ka shkaktuar Kosovës”, tha Tahiri i PDK-së. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.