PDK planifikon shkarkimin e Krasniqit e Limajt

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Zyrtarët e PDK-së planifikojnë të shkarkojnë nga pozitat partiake Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin, të cilët kanë dalë hapur kundër partisë së Hashim Thaçit.

Kjo, sipas gazetës “Express”, pritet të ndodhë pas zgjedhjeve. Në vend të tyre do të emërohen Sokol Bashota e Nexhat Demaku.

Uji Dea

Zyrtarisht në PDK nuk kanë dashur të flasin për Limajn dhe Krasniqin, të cilët po bëjnë fushatë kundër PDK’së dhe po përkrahin nismat qytetare, të themeluara nga ish-anëtaret e Partisë së Hashim Thaçit.

Aktualisht, Limaj është deputet, ndërsa Kransiqi udhëheq Kuvendin. Në zgjedhjet e fundit partiake, Limaj humbi pozitën e nënkryetarit të parë të PDK-së.