United Hospital

PDK pezullon agjendën e Kuvendit për një javë, shkak zhvillimet e fundit në vend

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se si grup parlamentar nuk do të marrin pjesë në zhvillimet e agjendës së Kuvendit për një javë.

“Ne si PDK përballë zhvillimeve të fundit kemi nevojë për reflektim solidar duke shtyrë prezencën tonë për një javë në zhvillimet e zakonshme të agjendës e këtij Kuvendi. Përgjatë kësaj jave PDK nuk do të të marri pjesë në agjendën e Kuvendit për një javë”, tha Tahiri në një konferencë për media.

Ai shtoi se ky akt nuk lidhet me zhvillimet që i përkasin drejtësisë por me nevojën tonë të brendshme për sensibilizim.

Tahiri shtoi se që nga 5 nëntori me rastin e ngritjes së aktakuzës ndaj ish-drejtuesve të UÇK, Kosova si shtet dhe shoqëria jonë janë duke kaluar në një rrethanë aspak të zakonshme për mos të themi të jashtëzakonshme

FIDANISHTJA

“Që nga e hëna e deri sot në Hagë janë paraqitur si ta akuzuar për krime lufte drejtuesit kryesor të luftës tonë për liri dhe pavarësi”, tha Tahiri.

Tahiri theksoi se zhvillimet e fundit kanë pasur efekt të rëndë në rrafshin socio-politik dhe atë institucional.

Ai shtoi se PDK beson në luftën e pastër të UÇK-së. Tahiri po ashtu theksoi se presim nga partitë tjera politike që t’i bashkohen kësaj nisme, sidomos nga VV dhe Nisma. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.