Uji Dea

PDK: Përkrahje masive e zhegrasve për ”Fillimin e ri”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Zhegra me Grykën e Karadakut, të legjendave që bënë historinë, ka dëshmuar dhe po dëshmon që mbetet krah atyre që përçuan zërin e lirisë dhe të mëvetësisë së Kosovës.

“Nga kjo që po shoh sonte këtu, gjithë këtë entuziazëm, gjithë kjo prezencë e qytetarëve të kësaj gryke, tregon vullnetin dhe gatishmërinë tuaj për ta larguar Zhegren nga ky terr që e ka kapluar. Zhegra me rrethinë e meriton përkujdesjen tonë më të fuqishme ashtu siç vërtetë e meriton dhe ia di rendin”, është shprehur ndër të tjera, kryetari dhe kandidati i PDK-së në Gjilan për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, z. Zenun Pajaziti.

ARKATANA

E inspiruar nga prezenca e madhe edhe e grave të Zhegrës, kandidatja tjetër e PDK-së në Gjilan, znj. Leonora Morina – Bunjaku, në fjalën e saj, ka veçuar: “Duke e parë prezencën e këtyre nënave, motrave tona, premtoj se do t’i fuqizoj ato duke mos lënë guri pa lëvizur që ato të jenë bartëse të proceseve dhe të jenë të gatshme të udhëheqin vet, të krijojnë bizneset e veta”, e cila në fund ka kërkuar besimin me votë për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatët e saj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.