Fundamenti

PDK përgatitet ta marrë Kllokotin në zgjedhjet e ardhshme

/ 2 minuta lexim

Gjilan – PDK-ja është i vetmi subjekt politik që ka hapur zyre në Kllokot. Për t`i dhënë përkrahje Xhelal Rexhepit kandidat i ardhshëm për kryetar komune , në Kllokot ka qëndruar edhe Hajredin Kuqi, Bajrush Xhemajli, Daut Xhemajli dhe Xhevat Bislimi.

Dega e PDK-së në Kllokot e themeluar pak muaj më parë i ka marrë seriozisht përgatitjet për të fituar postin e të parit në këtë komunë.

Për t`i dhënë përkrahje kandidatit për kryetar komune nga ky subjekt politik Xhelal Rexhepit, në Kllokot kanë qëndruar Hajredin Kuqi, Bajrush Xhemajli – sekretar organizativ, Daut Xhemajli dhe Xhevat Bislimi.

Ndryshe dega e PDK-së në Kllokot është i vetmi subjekt politik që ka hapur zyre në Kllokot , që banohet me shumicë serbe dhe aktualisht udhëhiqet nga Sasha Mirkoviq.

Hajredin Kuqi ka vizituar zyret e reja në këtë komunë dhe u ka premtuar mbështetje e përkrahje degës së PDK-së. “Kllokoti për ne është një komunë e re, por shumë e rëndësishme për të fituar në zgjedhjet e ardhshme. Vet fakti që e kemi themeluar degën në Kllokot tregon për interesimin tonë që në zgjedhjet e ardhshme edhe ta marrim këtë qytet” ka thënë Kuqi.

Fundamenti

Edhe Xhevat Bislimi shef i shtabit të degës së PDK-së në Viti tha për rajonipress se Kllokoti me kandidatin Xhelal Rexhepin do të ndihet më i sigurt si për nga investimet ashtu edhe për nga zhvillimi i jetës politike dhe infrastrukturore.

Kurse Xhelal Rexhepi i cili në këtë takim edhe është promovuar si kandidatë për kryetar komune në Kllokot ka thënë se është i gatshëm të udhëheq me komunën e re të Kllokotit dhe ka premtuar se do të kujdeset që të gjithë qytetarët e kësaj komune të ndihen të barabartë.

Rexhepi ka thënë se ka një program ambicioz dhe shumë të kompletuar i cili parasheh investime serioze dhe punësim të njerëzve profesionist në organet komunale.

Ndryshe aktualisht Kllokoti ka 55 punëtor prej tyre 18 shqiptarë. Ka katër fshatra që përshijnë Kllokotin, Vërbovcin, Mogillën dhe Gërqarin.

Kllokoti ka 5050 banorë dhe në këtë komunë funksionojnë ose e ushtrojnë veprimtarinë e tyre 70 biznese të mëdha dhe të vogla./rajonipress/