UBT

PDK për rezolutën e opozitës: Thaçi duhet të jetë udhëheqës i dialogut

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

PDK po konsideron se rezoluta e opozitës për dialogun është në prag të miratimit. Mirëpo, kjo parti nuk po dëshiron të preket roli i Presidentit në këtë proces. PSD e NISMA po presin qartësimin e pozicionit të Partisë së Kadri Veselit.

Shefi i deputetëve të PDK’së, Memli Krasniqi, po konsideron se rezoluta e opozitës është në prag të miratimit.

Mirëpo, s’ka sqaruar se pse s’është votuar ky dokument në Parlament. Ka thënë se pa përkrahjen e PDK’së s’do vinte ky moment.

“Pa kete perkrahje te PDK-se per kete proces, nuk do te mund te vinim as deri ketu ku jemi, besoj ne prag te miratimit te Rezolutes se perbashket dhe perfshirjes se opozites ne procesin e bisedimeve”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, deputeti tjetër i PDK’së, Elmi Reçica, ka kërkuar që roli i Presidentit të mos preket në dialogun e ardhshëm Kosovë-Serbi.

PSD dhe NISMA për Kosovën kanë kërkuar nga PDK’ja të sqarojë pozicionin se pse s’po e përkrahë nismën për të miratuar rezolutën dhe ligjin për dialogun.

PSD kishte propozuar dokumentin me të cilin ia hiqte të gjitha kompetencat Presidentit Hashim Thaçi në dialog.

Kishte paraparë që dialogu të udhëhiqej prej Fatmir Limajt dhe Shpend Ahmeti si bashkëkryesues.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kundërshtuar nismën e PSD’së për rezolutë dhe bashkim në dialog. Ka kërkuar zgjedhje të reja dhe formim të Qeverisë së dala nga zgjedhjet.

ARKATANA

Kundër ka dalë edhe Vetëvendosje, e cila ka thënë se PSD po shndërrohet në patericë të PDK’së dhe zgjatje të mandatit të Qeverisë.

Aktualisht, dialogu final me Serbinë ka filluar ndërmjet Presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij sern, Aleksander Vucic.

Qeveria e Kosovës ka propozuar një ekip dialogues me në krye Fatmir LImajn, i cili ka refuzuar të nisë punën pa e bërë pjesë edhe opozitën.

Zyrtarët e Kosovës dhe të Serbisë kanë thënë se kjo është faza finale e dialogut në të cilën do të ketë një Marrëveshje finale.

Deri më tash, Presidenti Thaçi ka thënë se do të ketë korrigjim dhe ndryshim të kufijve, njohje të Kosovës dhe anëtarësim në OKB. Madje, ka thënë se Kosovës do t’i bashkohet edhe Lugina e Preshevës.

Pala serbe kanë thënë se në kuadër të dialogut do të zyrtarizojnë marrjen e Veriut të Kosovës.

Situata është komplikuar edhe më shumë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’iu vendosur taksë 100 për qind produkteve serbe. Pas kësaj, Serbia ka thënë se nuk do të ketë dialog derisa është në fuqi kjo masë.

Ndërkohë, në katër komunat veriore, Kryetarët e Komunave kanë dhënë dorëheqje, duke krijuar një situatë të re, në të cilën pritet të shpallen zgjedhjet bazuar në Ligj dhe Kushtetutë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.