RCCOLA

PDK për Anamoravën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetarët e tri degëve të PDK-s, Gjilan, Viti e Kamenicë; z. Qemajl Mustafa, z. Bekim Azizi dhe z. Bajram Dërmaku, të bashkuar për t’votuar kandidatët tanë në Anamoravë dhe për Anamoravën.

Mobi Casa

Të nderuar qytetarë!
Të nderuar votues të PDK-ës
PDK lindi në zjarrin e luftës së UÇK-së për liri,
PDK është kujtesa e rrugëtimit tonë nga Rambuje në shpalljen e Pavarësisë së Atdheut tonë, krijimit të Ushtrisë, zhvillimit e ruajtjes së lirisë.
PDK janë shkronjat për ne votuesit e saj – UÇK është emri.
Në këto zgjedhje, nën numrin 134, ne dalim pa liderët tanë; Hashim Thaçi e Kadri Veseli.
Në këto zgjedhje ne do të votojmë edhe për Ta…, t’u tregojmë se bashkudhëtarët e tyre janë këtu.
Ne do ta votojmë kandidatin tonë për Kryeministër, z. Enver Hoxhaj.
Ne do t’ i votojmë kandidatët e PDK-s për deputetë.
Po kësaj rradhe ne kemi nevojë t’i votojmë me patjetër kandidatët tanë nga Gjilani, Vitia e Kamenica, që të përfaqësohemi me njerëzit që njohim e nga të cilët do të kërkojmë përgjegjësi.
Të votojmë kësaj radhe si Anamoravë. Këtë po përpiqen ta bëjnë kryetarët e tre degëve të PDK-së në Gjilan, Kamenicë e Viti.
Këtë po përpiqen ta bëjnë kandidatët e PDK-së nga këto tri degë.
Po këtë, mbi të gjitha duhet ta bëjmë ne si votuesë.
Të mbështesim njerëzit tanë në Anamoravë; t’ju japim besimin tonë.
Le të votojmë kësaj radhe për veten tonë.
Të mirë i kemi për besë.
Gëzuar!