Hidromorava

PDK: Pengu i shpifjes dhe i mashtrimit Sokol Haliti?

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Sajesa Sokol Haliti vazhdon të shpif para qytetarisë se qeverisja e kaluar ka lënë kinse borxhe, është përpjekja e tij për të fshehur keqmenaxhimin e tij, mosrealizimin e projekteve, manipulimin me investimet, subvencionet, kontratat artificialisht të krijuara me punëmarrësit, numrin e të punësuarve në komunë, arsim etj. pa konkurs e pa kritere thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Viti.

Ne i bëjmë thirrje Halitit (kryetarit të komunës së Vitisë) mos vazhdo të mbetesh peng i shpifjeve dhe i mashtrimit.

Pozicioni i zotit Haliti dihet, s’ka të ndalur joserioziteti i tij për t’i manipuluar qytetarinë me stoqet e tij politike duke krijuar hendek në dëm të qytetarisë, shfrytëzimin dhe keqmenaxhimin e parasë publike thuhet tutje në reagim.

Ju zoti Haliti edhe pse investimet kapitale për vitin 2016 i ke më të vogla për 800000 euro nuk do të thotë se e keni të drejtën për të manipuluar qytetarinë dhe paranë publike me thashetheme.

Inspektimet tuaja zoti Haliti në terren gjatë realizimit të atyre pak projekteve janë më tepër reklamë për fotografin tuaj të “talentuar” dhe me porosinë tuaj se sa informim “real” është për punët që po kryheshin.

Kryesia e PDK-së dega në Viti për hir të informimit të drejt të opinionit, por edhe për ty z.Haliti të tregojmë se riasfaltimi i pjesshëm i rrugëve në fshatrat: Zhiti, Tërpezë, Budrikë dhe Pozheran – Sllatinë e poshtme, nuk janë të kryera pozicionet kryesore që e përbëjnë strukturën e rrugëve: gërryerja dhe largimi i asfaltit të vjetër.

Gjysma e rërës së kontraktuar nuk është shtruar në rrugë,është bërë punë shkel e shko, asfalt mbi asfalt pa qëndrueshmëri që bie në kundërshtim me standardin e ndërtimit të rrugëve.

Mosdija e zotit Haliti dhe planifikuesve buxhetor po u shkakton kokëdhembje e merreni me gjëra të kota që nuk janë të vërteta, kështu po i largohen donatorët si rasti i CDI-së, që më herët ishte donator shumë serioz në mesin e donatorëve të tjerë.

Kryetari i komunës z. Sokol Haliti po ankohet se nuk po mund me i realizue projektet për shkak të borxheve të viteve paraprake, po të sqarojmë, se borxhin prej 74000 eurove për kanalizimin e Tërpezës e ke krijuar vet, siç e ke krijuar edhe atë prej 40000 eurove për kanalizimin e Smirës dhe së fundi, borxhin prej rreth 40000 eurove në shkollën e vetme që ka filluar së ndërtuari në Sodovinë të Muhaxherëve, sepse t`i mirë e di, se si nga buxheti i rregullt i ke marr këto mjete dhe i ke shpenzuar në aneks kontrata të krijuara artificialisht në fund të vitit 2014 dhe normalisht nuk mund të përfundosh me projektet, sepse s’ ke ku me i marr mjetet për ta mbuluar këtë deficit.

FIDANISHTJA

Për projektet e viteve të kaluara të ujësjellësit Gërmovë, Goshicë dhe për pesë fshatrave tjerë, merre shikoje kontratë-marrëveshjen, pastaj pagesat e kryera nga komuna dhe i gjen saktësinë: 35% komuna, pastaj15% Ministria e zhvillimit ekonomik gjithsej 50 % e vlerës së kontratës që i është paguar donatorit CDI-së, kurse pjesa tjetër prej 50% është obligim i CDI-së.

Me insistimin tuaj zoti Haliti po bën përpjekje që të prezantosh investimet kapitale për vitin 2016 në gjatësi kilometrash në Kuvendin komunal:kanalizim ujësjellës, rrugë, kjo frymë që po përpiqesh ta instalosh është në kundërshtim me ligjin e Financave publike, është ndërhyrje flagrante në organin e parë të komunës, në autonominë e Kuvendit komunal, për kompetencat që i ka me ligj, transparencën dhe formën demokratike, dhe përmes kësaj forme të propozimit të investimeve mashtron delegatët nëse e aprovojnë, dhe së dyti të jep mundësi të manipulosh në këto investime, siç ngjau këto ditë në fshatin Tërpezë te lagjja e Shaqirajve rruga “Diaspora” që gjatë zgjedhjeve financuan fushatën tuaj e t`i po i shpërblen me asfaltim rruge duke e cunguar projektin e rrugës kryesore të këtij fshati, sepse ke hyrë në obligime paraprakisht, edhe pse investimet për vitin 2016 i ke shumë më të vogla. Të drejtën për të manipuluar me qytetarët nuk e ke pavarësisht nga vlera e investimeve se këtë e bënë në kundërshtim me ligjin për Financa publike, transparencën dhe normat demokratike pra për përfitime tuaja politike.

Nga subvencionet që ipen prej Karitasit për shërbime shëndetësore, a mund të tregoni se kënd nga militantët e partisë LDK- së jeni duke e paguar që nuk ka kurrfarë përgatitje për shëndetësi? Për ujësjellësin e pesë fshatrave pretendimet e CDI-së për borxhin e komunës kanë të bëjnë me pompat të cilat janë punue në mandatin e kryetarit aktual dhe nuk kanë qenë pjesë e kontratës nga qeverisja e kaluar që vlera e kësaj shume është 75000 euro nuk duhet trumbetohet se është borxh i qeverisjes së kaluar, sepse memorandumin e ke në tavolinë të pa nënshkruar nga ana juaj me CDI-në, sa jeni kryetar pra është i vitit 2014.

Punësimet pa konkurs e pa kritere në arsim në komunën e Vitisë e kanë dëmtuar rënd buxhetin komunal në vlerë prej 70000 euro, përveç kësaj 20 mësimdhënës në shtatorin e këtij viti(2015/16) nuk ka qenë e mundur të sistemohen e të futen në listën e pagave, në saje të tejkalimeve buxhetore marramendëse të të punësuarve në programin e arsimit. Keni krijuar paralele jashtë çdo kriteri duke i ndarë ato në numër të vogël të nxënësish me qëllim të punësimit të atyre që iu ka premtuar z.Haliti,(bashkëpartiakëve të tij) në dëm të buxhetit të komunës e po deshe t’i përmendim me emra herave tjera.

Po të ishte respektuar ligji mbi pagat në programin e arsimit dhe sipas normativit, mësimdhënësit e komunës së Vitisë nuk do të kishin mundur me i marr pagat që nga muaji shkurt i 2015, për shkak të diferencave negative, por me që i ka lejuar ministria në këtë formë kolapsi financiar është në këta muajt e fillimit të vitit shkollor dhe do të vazhdoj edhe më.

E themi se bashkëfajtor është edhe Ministria e Financave, MASHT bashkë me komunën, sepse po lejojnë të punësohen në arsim mësimdhënës jashtë çdo kriteri dhe formulës së FMN-së e cila jep në mënyrë të qartë se si krijohet një vend pune në sferën e arsimit.

Në periudhat paraprake 2008-2013 Ministria e financave nuk ka lejuar pagat me diferenca negative sado që kanë qenë të vogla, kush dëshiron të vërtetoj këtë, merrni urdhër pagesat e pagave, numrin e punëtorëve të punësuar në programin e arsimit dhe do të bindeni se si është menaxhuar me buxhetin 2008-2013 dhe si po keqpërdoret e keqmenaxhohet në vitin 2014-2015, pritet që do të jetë edhe më vështirë në vitin 2016, sepse Ministria e Financave për vitin 2016 për paga në arsim ka qenë e detyruar të ndaj buxhet në bazë të formulës, kurse juve ju ka” toleruar” që gjatë vitit 2014-2015 të punësoni MAShT formulës dhe kështu që në vitin 2016 në programin e arsimit do të keni buxhet më pak rreth 400.000 euro.

Kjo diferencë negative e detyron komunën e Vitisë që ta bie gjendjen financiare dhe të punësuarve ashtu siç ishte në vitin 2013. Por shtrohet pyetja: Kush e mban përgjegjësinë që për këto dy vjet ju keni dhënë paga njerëzve që nuk është dashur dhe nuk kanë pasur të drejtë t’i marrin ato? Për të gjitha këto neve na vije keq edhe prej mësimdhënësve s’është faji i tyre, por ky është marifeti z. Sokol Haliti thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.