PDK “opozitë” në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës të enjten ka zgjedhur bojkotin si formë për ta penguar funksionalizimin e një komisioni hetimor për shitjen e PTK-së, themelimin e të cilit e kishte paralajmëruar opozita, me mbledhjen e 40 nënshkrimeve dhe thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
Në seancat e kaluara bojkotin e kanë praktikuar partitë opozitare, ndërsa të enjten të njëjtin e ka përvetësuar edhe partia më e madhe në pushtet. Për më tepër ky subjekt politik ka ndryshuar qëndrim brenda natës pasi fillimisht kishte paralajmëruar se do të jetë pjesë e seancës dhe se do ta mbështeste themelimin e komisionit hetimor.
Mirëpo të enjten asnjë deputet i PDK-së nuk u pa në seancë. Ky veprim nga subjekti që udhëheq me vendin, është vlerësuar i çuditshëm nga shoqëria civile. Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se një veprim i tillë është shembulli më i keq i jetës së parlamentarizmit…(Tribuna).