ARKATANA

PDK: Nxënësit e shkollave në Gjilan, po mërdhijnë nga të ftohtit

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Jemi në fund të muajit tetor dhe komuna e Gjilanit ende nuk ka filluar furnizimin e shkollave me dru dhe naftë për ngrohje. Kjo ka bërë që nga java e kaluar, nxënësit e shkollave të mërdhijnë nga të ftohtit, si mungesë e ngrohjes të cilën ky pushtet nuk është angazhuar me kohë të bëjë kontraktimin dhe furnizimin me dru dhe naftë, duke e ditur shumë mirë se me ligj është e përcaktuar që më datë 15 tetor, të gjitha shkollat duhet të jenë të gatshme për të filluar ngrohjen e ambienteve mësimore thuhet në reagimin e PDK-së.

Edhe me këtë rast komuna e Gjilanit po tregon një pa përgjegjësi të madhe, duke lejuar që nxënësit me vështirësi dhe në ambiente të padurueshme nga të ftohtit, të mbajnë mësim duke ua rrezikuar shëndetin e tyre. Kjo për gjashtë vitet e kaluara nuk ka ndodhur në qeverisjen e PDK-së në komunë thuhet në fillim të reagimit.

Tenderomania në komunën e Gjilanit po shkakton shumë probleme dhe keqpërdorime, të cilat po e dëmtojnë rëndë edhe buxhetin komunal. Ndërsa kur është fjala për tenderët e ekskursioneve të nxënësve, po i kryejnë për tri ditë krejt tenderët për të gjitha shkollat.

Uji Dea

Nuk është vetëm problemi i furnizimit për ngrohje nëpër shkollat e Gjilanit, poashtu problem serioz është edhe dezinfektimi i ambienteve shkollore e cila nuk është bërë me kohë para fillimit të vitit shkollor, mu për shkak të kësaj tenderomanie. Ndërsa të premten e kaluar të gjithë nxënësit e shkollës fillore “Thimi Mitko” në Gjilan, nuk kanë mbajtur mësim për shkak se është bërë dezinsektimi i shkollës, edhe pse kjo ka mundur të bëhet gjatë ditëve të vikendit, por kësaj i thonë qeverisje Lutfihane.

Ne, si grup i Këshilltarëve Komunal të PDK-së, kërkojmë që menjëherë komuna e Gjilanit dhe Drejtoria e Arsimit, të marrin masa për të zgjidhur këtë problem serioz për mijëra nxënës të cilët po mërdhihën nga të ftohtit. Ka mundësi që furnizimi të bëhet shpejtë dhe menjëherë, por duhet t`i gjeni rrugët dhe mundësitë për ta realizuar këtë thuhet në reagimin e GKK të PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.