RCCOLA

PDK nuk përkrah ngritjen e taksave për leje ndërtimi të propozuar nga VV në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – PDK-Dega në Gjilan ka analizuar dokumentacionin e ofruar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit (DUPMM), respektivisht Rregulloren e re mbi Taksat Administrative të propozuar nga qeverisja komunale e VV-së, për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifen për rritje të densitetit në infrastrukturë, e cila ishte në rend dite në seancën e fundit të Kuvendit Komunal.

Pas shqyrtimit të kujdesshëm të dokumentacionit të ofruar nga DUPMM, shihet se për llogaritja e të dhënave nuk është në përputhje me realitetin dhe se brenda saj shihen manipulime të qëllimta, vetëm e vetëm që të arrihet synimi i ngritjes së taksave përkatëse dhe atë në përqindje tepër të lartë.

Mobi Casa

Ftojmë DUPMM që të rishikojë materialin përkatës dhe të bëjë korrigjimin e duhur në harmoni me gjendjen faktike, por edhe duke i sugjeruar që të përfillen hapat dhe procedurat para se të dërgohet për aprovim në Kuvendin Komunal.

Poashtu, paralajmërojmë dhe ftojmë Kryetarin e Komunës që të reflektojë dhe të marr masa që kjo drejtori të respektoj ligjet në fuqi, sepse pasojat do të jenë vështirë të riparueshme./rajonipress/