PDK nuk pajtohet me akuzat e opozitës
Gjilan – Praktika e disa partive opozitare tek ne, po tregon se ato janë të prirura në vazhdimësi, të kritikojnë dhe akuzojnë në adresë të partisë në pushtet. Dhe për këtë po të kërkohej argumenti dhe prova që do të arsyetonin fajësimin dhe kritikën, zor e kanë të japin diçka konkrete, duke lënë vend të besohet se misioni i tyre është që përmes kësaj forme të diskreditojnë pushtetin, për të ardhur vetë ata aty thuhet në reagimin e PDK-së.
Dega e PDK-së në Gjilan ka dërguar një komunikatë e cila i adresohet akuzave të partive opozitare, por pa përmendur cilin subjekt apo individ. Në reagimin e PDK-së thuhet se praktika e disa partive opozitare tek ne, po tregon se ato janë të prirura në vazhdimësi, të kritikojnë dhe akuzojnë në adresë të partisë në pushtet. Dhe për këtë po të kërkohej argumenti dhe prova që do të arsyetonin fajësimin dhe kritikën, zor e kanë të japin diçka konkrete, duke lënë vend të besohet se misioni i tyre është që përmes kësaj forme të diskreditojnë pushtetin, për të ardhur vetë ata aty.
“Ata po mëtojnë që opinioni – qytetari i merr si të vërteta “sajesat” që i ofrojnë në formë deklaratash, e që kjo më pastaj për ta po bëhet zhgënjyese, për faktin se qytetari po sheh ndryshe nga ta. Ne po e jetojmë kohën e “demokracisë së re”, dhe ka grupe të njerëzve që në idenë e tyre kanë bindjen se në demokraci mund të thuash ç’të duash, mund të akuzosh pa prova, mund të bësh sajesa pa kurrfarë etike, duke mos marrë për bazë se demokracia ka normat e saja” thuhet në reagim.
Në praktikën tonë partiake – opozitare, aktivitetet partiake zhvillohen vetëm me disa deklarata, komunikata e konferenca të rëndomta që për qytetarin janë bërë të njohura, pa iu ofruar atyre ndonjë aktivitet, atraktivitet e dobi që do të pëlqehej nga qytetari.
Qytetari i Komunës sonë, ka pasur rastin të shoh e përjetojë edhe udhëheqjet e qeverisë komunale edhe nga subjekti që sot është në opozitë, dhe njeh formën dhe mënyrën e udhëheqjes së tyre, prandaj ata (qytetarët), kanë ditur më së miri të japin vizën dhe izën se kush mund të qeverisë më së miri dhe në dobi të tyre.
Partia Demokratike e Kosovës u ka treguar qytetarëve që është parti serioze, me traditë në organizim të brendshëm dhe në qeverisje, prandaj është më së e nevojshme që partitë opozitare të merren më shumë me organizimin e tyre të brendshëm se sa të harxhojnë fjalët e energjitë e tyre se si i ka punët brenda saj Partia Demokratike e Kosovës.
PDK dhe njerëzit e udhëheqjes së saj kanë pjekurinë e vetë politike dhe asnjëherë nuk kanë bërë thirrje që ndokush nga jashtë subjektit të saj ta “këshillojë” prandaj le të mbetet që secili ta kontrolloj dhe menaxhoj shtëpinë e tij.
Mbase përfolja e partive të tjera për ne, mund të na bëjë hair neve Partisë Demokratike të Kosovës, ngase thuhet se kur dikush bënë përpjekje të diskreditojë, atëherë je shumë më i lartësuar se ata që duan të të dëmtojnë thuhet në komunikatëne Arzije Nuhiut zëdhënëse për Informim e Degës së PDK-së./rajonipress/


