United Hospital

PDK: Nuk ishte mashtrim i britanezit, por kushtëzim i qeverisjes Haziri…

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dështimi i projektit për ndërtimin e shtëpisë së pleqve dhe ikja e investitorit britanez nga Gjilani, është një problem serioz dhe shqetësues për mënyrën se si po e qeverisë komunën kryetari Lutfi Haziri dhe humbjet e mëdha që po i shkakton në dëm të qytetarëve të Gjilanit. Trajtimi i keq që qeverisja komunale i bëri këtij donatori dhe investitori britanez, është lajm i keq jo vetëm për Gjilanin dhe Anamoravën, por është një lajm i keq për tërë Kosovën thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan.

Sipas PDK-së, për tetë muaj, Komuna e Gjilanit, nuk ishte në gjendje të krijojë kushtet elementare për realizimin e projektit në vlerë prej rreth 3 milion euro, ku do të punësoheshin mbi 100 të papunësuar, për kujdesin e 200 pleqve në këtë institucion. Zyrtarët e lartë të komunës, duke keqpërdorur edhe vendimet e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e refuzuan kërkesën e donatorit që bartës i projektit të jetë shoqata e cila ishte ndërmjetësuese për implementimin e këtij projekti, për shkak tendencës së komunës që bartës i këtij projekti të jetë dikush tjetër, me qëllime të përfitimeve personale dhe klanore.

Këto kushtëzime për projekte të tilla që financohen nga donatorët dhe investitorët e huaj, janë pengesa serioze që e kanë përkeqësuar jashtëzakonisht shumë klimën për investimet e huaja kudo në Kosovë, e në veçanti në komunën e Gjilanit, e cila gjatë tri viteve të fundit në vazhdimësi e ka prishur imazhin pozitiv, përmes kërcënimeve dhe fyerjeve të rënda që kanë ndodhur nga zyrtarët e lartë të LDK-së në Gjilan.

Fundamenti

Jo më larg se në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, të mbajtur më 28 korrik, një asambleist i LDK-së, e quante kriminel investitorin austriak, i cili në vitin 2012 është kontraktuar nga komuna e Gjilanit për realizimin e një projekti investues në vlerë prej 1.5 milion euro, e që kjo qeverisje komunale e dëshiron të dështuar këtë projekt.

Mos distancimi dhe heshtja e kryetarit të komunës (i cili ishte prezent në seancë), i kryesueses së Kuvendit Komunal dhe i anëtarëve të Kuvendit Komunal, ndaj këtyre fyerjeve e kërcënimeve të vazhdueshme që vijnë drejtpërdrejtë nga anëtarët e Kuvendit Komunal, e që po bëhen ndaj investitorëve të huaj, është alarm për gjendjen e rënduar dhe serioze të keq qeverisjes komunale në krye me Lutfi Hazirin.

Gjilani ka humbur edhe të tjerë donatorë të huaj të rëndësishëm, si pasojë e shumë faktorëve duke filluar nga qasja e keqe ndaj tyre, mos angazhimi për krijimin e parakushteve investuese, mos bashkëpunimi adekuat, kushtëzimet dhe pengesat e ndryshme që paraqiten për përfitime korruptive, kërcënimet dhe fyerjet e shumta që po i bëhen nga ky pushtet lokal. Kjo qasje i ka humbur Gjilanit edhe miliona euro të tjera donacione të ofruara nga organizatat të ndryshme ndërkombëtare, sikurse që është DANIDA apo edhe nga investitorët tjerë të huaj thuhet në reagimin e kryesisë së Degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.