PDK: Nuk duhet të ketë frikë nga debati për Arsimin në Gjilan
Gjilan – Shqetësimet e kryesuesit të Komitetit për Arsim në Kuvendin Komunal dhe frika e pushtetit lokal për një debat në seancën e jashtëzakonshme për të trajtuar dhe për të ofruar zgjidhje të problemeve të mëdha në të cilat gjendet Arsimi në Gjilanit, tregon gjendjen reale në këtë sektorë e cila është e rëndë dhe serioze thuhet në reagimin e PDK-së.
Të 16 anëtarët e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e shohin të nevojshme që kjo çështje të ketë vëmendjen e veçantë nga institucioni më i rëndësishëm në komunë, sepse injorimi i kësaj gjendje në sektorin e Arsimit vetëm sa do ta përkeqësojë dhe rrisë edhe më shumë problemet aktuale të cilat ekzistojnë aty.
Anëtarët e KK në Gjilan kanë të drejtën ligjore për të kërkuar thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, bazuar në legjislacionin e Republikës së Kosovës, statutin i komunës dhe rregulloren e punës së Kuvendit Komunal.
Ne besojmë dhe kërkojmë nga kryesuesja e KK znj.Valentina Bunjaku, që ta respektojë kërkesën tonë dhe e cila nuk k nevojë e as arsye që ti ik përgjegjësive dhe obligimeve që ka si drejtuese e këtij institucioni komunal dhe se nuk do të jetë në shërbim të vullnetit të individëve, të cilët nuk e duan një debat i cili do të jetë në shërbim të përmirësimit të gjendjes në Arsim.
Arben Mehmeti si njëri nga anëtarët me përvojë në Kuvendin Komunal, si jurist dhe njohës i mirë i funksionimit të KK dhe si kryesues i Komitetit të Arsimit, në vend që të përgatitet për ta informuar Kuvendin Komunal në seancën e kërkuar nga opozita për gjendjen në Arsim, për të qenë sa më transparent para qytetarëve të Gjilanit, ai kërkon që kjo çështje të injorohet përsëri nga koalicioni, të cilën e ka kontestuar edhe vet ai para pak kohësh.
Mehmeti e din shumë mirë që deri më tani çdo herë me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Kuvendin Komunal është informuar për punën, problemet dhe sfidat në fushën e Arsimit. Atëherë cila qenka arsyeja tani që të ndryshojë kjo praktikë e dobishme për vet Arsimin.
Ne si opozitë vërtetë dëshirojmë që gjendja në Arsim të jetë e mirë, e nëse është e tillë atëherë ju duhet ta informoni Kuvendin Komunal me të arriturat, rezultatet dhe punët e mira që janë bërë dhe kjo do të shkonte në dobi të qeverisjes tuaj. Por me sap o shihet
gjendja nuk është ashtu, sepse frika dhe tendenca për të mos u ballafaquar me këtë gjendje dhe probleme të shumta dhe të mëdha që ka sot ky sektor e thotë të kundërtën.
Përveç tjerash ne kërkojmë që në seancën e jashtëzakonshme, të merr pjesë edhe kryetari i komunës së Gjilanit, nga i cili presim një qasje të drejtë karshi shqetësimit të opozitës në komunë, të cilët e duan dhe kërkojnë përmirësimin e gjendjes në Arsimin Gjilanas, duke i trajtuar të gjitha problemet në mënyrë që pastaj të ofrohen edhe zgjidhje konkrete për to thuhet në reagimin e këshilltarëve të PDK-së./rajonipress/


