Fundamenti

PDK: Një Matrapazë si Lutfi Haziri, të hetohen detajet e ekskursionit në Shqipëri

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Fatkeqësisht ky kryetar çfarë ka sot Gjilani, i ngjanë plotësisht një Matrapazi, i cili nuk zgjedhë asnjë rrugë dhe metodë për të përfituar financiarisht, e në këtë rast nga xhepi i të gjithë nxënësve dhe prindërve të Gjilanit thuhet në reagimin e grupit të këshilltarëve të PDK-së dega në Gjilan.

Pas ngjarjes së tmerrshme ku humbi jetën një maturant i Gjilanit, ky matrapazë duke u munduar edhe të shfajësohet për përgjegjësinë që ka si kryetar komune, lidhur me organizimin e këtyre ekskursioneve të shfrenuara, dhe për sjelljen skandaloze të tij, ai reagon si çdo herë i viktimizuar kundrejt rivalëve politik.

Qytetarët dhe të gjithë prindërit e dijnë shumë mire, se si është bërë nisja e nxënësve të Gjilanit për në këto ekskursione, ku është përdorur dhuna nga të dërguarit dhe mjeranat e kryetarit të komunës Lutfi Haziri, duke ia imponuar nxënësve autobusët e kompanisë jabanxhi nga Prizreni dhe me çmim më të lartë edhe pse ishte kompania nga Gjilani përfituese e këtij tenderi me çmimin më të ulët dhe që e kishte zgjedhur drejtoria e Arsimit.

Krejt kjo është bërë me qëllim të përfitimit financiar dhe në kurriz të prindërve dhe nxënësve të Gjilanit. Ky matrapaz çdo here ka përfituar nga fatkeqësitë me të cilat është përballur qytetari i komunës tonë, sikurse me rastin e tërmetit, i cili ka përfituar miliona euro, në këtë vit përmes disa tenderëve, po ashtu tentoi që edhe përmes vërshimeve të përfitojë 1.6 milion euro. Pra ky është matrapazi tashmë i njohuri i Republikës së Kosovës Lutfi Haziri.

Hidromorava

Deri më tani, asnjëherë në Gjilan nuk ka ndodhur që në vend ngjarje, duke u nisur nxënësit për ekskursion, të ndërhyjë Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore e Gjilanit. për ta ndaluar dhunën e të deleguarve të kryetarit të komunës, të cilët me çdo kusht i detyruan nxënësit të udhëtojnë me kompaninë jabanxhi.

Ju, po mos të ishit një matrapaz, nuk do të kishit aspak fytyrë të dilni nëpër qytet, e sidomos të merrni pjesë në ceremoninë mortore dhe të shkoni në familjen e një nxënësi i cili humbi jetën tragjikisht, ku përgjegjësia për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtyre ekskursioneve bie drejtpërdrejt mbi ju si një kryetar, por fatkeqësisht ju jeni një matrapaz dhe nuk keni aspak fytyrë e as moral.

Ne si Grup i Këshilltarëve Komunal të PDK-së në Gjilan, kërkojmë nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Gjilan, që të hetojnë çdo detajë lidhur me rastin e humbjes së jetës së këtij maturanti, por njëkohësisht të hetojnë edhe të gjithë tenderët që i janë dhënë kompanive turistike për organizimin e këtyre ekskursioneve në Gjilan dhe gjithashtu kërkojmë që ta sqarojnë opinionin lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në ditën e 21 shtatorit, kur janë nisur nxënësit për në Shqipëri thuhet në reagimin e PDK-së.

Ne si PDK edhe njëherë i shprehim ngushëllime familjes për humbjen e më të dashurit të tyre, dhe jemi me ta në ndarjen e kësaj dhimbjeje. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.