Uji Dea

PDK nisë fushatë të re me billboard të Veselit me presidentët Trump dhe Clinton

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli është i vetmi kandidat për kryeministër në këtë garë për zgjedhjet e 6 tetorit që ka një fotografi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Pikërisht me të dhe ish presidentin amerikan, Bill Clinton, Veseli ka hapur fushatën e re, të cilën PDK e ka pagëzuar “Ta ndërtojmë të ardhmen, së bashku”.

Veseli është lideri që më së shumti në këto zgjedhje është duke përmendur rëndësinë e ruajtjes dhe zhvillimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në PDK thonë se Amerika është gjithçka për Kosovën, ishte gjithmonë përkrah popullit të Kosovës dhe përcaktues për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Sipas PDK-së, lideri i tyre, Kadri Veseli është i përkushtuar për forcimin e partneritetit të saj me amerikanët në funksion të zhvillimit të Kosovës. “Ne do të forcojmë partneritetin me amerikanët dhe së bashku do të luftojmë korrupsionin dhe do të zhvillojmë ekonominë”, janë përgjigjur Zyra për Informim e PDK-së në pyetjet tonë për vendosjen e Billbordëve me dy presidentët amerikan. Tash e disa ditë PDK-ja dhe lideri i tyre, Kadri Veseli iu kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të zgjedhin ndërmjet një qeverie me PDK-në, e cila e ka mbështetjen amerikane për luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik, apo për një qeveri të izolimit dhe korrupsionit.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.