Mobi Casa

PDK në Viti është forca më stabile dhe më vitale politike

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Edhe pse Kryesia e re e Degës së PDK-së në Viti, që nga koha e riorganizimit, deri në këto zgjedhje, kishte vetëm një muaj e gjysmë aktivitet, arritëm të tregojmë se PDK në Viti është forca më stabile dhe më vitale politike. Kështu thuhet në një komunikatë të degës së PDK-së në Viti.

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 8 qershorit 2014 dhe shpalljes së rezultateve preliminare nga KQZ, Dega e PDK-së, në Viti, falënderon të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe mbarë qytetarët për një kulturë dhe sjellje shembullore të treguar gjatë gjithë fushatës zgjedhore si dhe në ditën e zgjedhjeve, të qetë dhe korrekte.

Edhe pse Kryesia e re e Degës së PDK-së në Viti, që nga koha e riorganizimit, deri në këto zgjedhje, kishte vetëm një muaj e gjysmë aktivitet, arritëm të tregojmë se PDK në Viti është forca më stabile dhe më vitale politike. Kështu thuhet në një komunikatë të degës së PDK-së në Viti.

Ç’është e vërteta kjo është përgjigja e argumentuar ndaj atyre që vetëm dy muaj më parë deklaronin se në Viti, është shpërndarë Dega e PDK-së.

Uji Dea

Në zgjedhjet e 8 qershorit 2014, u rikonfirmua edhe një herë besimi i palëkundur i mbarë qytetarëve të vendit në vlerat e larta të PDK-së, u konfirmua mirënjohja e qytetarëve ndaj lidershipit të PDK-së, u konfirmua besimi i qytetarëve për atë çfarë Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë për ta dhe për ngritjen e kapaciteteve institucionale – shtetërore, në këto 6 – 7 vitet e fundit.

Ne bëjmë më të mirën e mundshme për qytetarët në kushtet dhe rrethanat ekzistuese, e qytetarët bënë vlerësimin se kush, sa ka bërë për ta.

Ne besojmë thellë se me reformat e nisura në nivel të degës sonë, jemi opozita më e fuqishme, ndërsa aktiviteti dhe përgatitja jonë do të fokusohet të qeverisim me pushtetin lokal në zgjedhjet e para lokale.

Këtë e themi pa hezitim ngase këtë do t’a mundësojë potenciali njerëzorë, kadrovik dhe profesional që e kemi thuhet në njoftimin e degës së PDK-së, në Viti të nënshkruar nga Selman Ymeri nga sektori për Informim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.