PDK në Viti e bindur në fitoren e Sadik Haxhiut dhe “Misionit të ri”

Viti – Shtabi Zgjedhor i Degës së PDK-së në Viti, në kuadër të takimeve të shumta të Kryesisë së Degë, strukturave të nëndegëve me anëtarësinë e gjerë dhe mbarë qytetarët e komunës së Vitisë, ka analizuar dhe vlerësuar përkushtimin dhe interesimin e plotë që po tregojnë qytetarët për fitoren bindëse të PDK-së, në Viti si dhe në nivel qendror.
Shpresa e qytetarëve të Vitisë është kthyer ka “MISIONI I RI”, të cilën do ta realizojë lidershipi i PDK-së, në bashkëpunim me të gjithë dhe për të mirën e qytetarëve të vendit thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Viti.
Kur flasim për lidershipin e PDK-së, ai po vlerësohet jo vetëm nga anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së, por çdo ditë e më shumë po vlerësohet si një kryeministër i pakontestueshëm, nga qytetarët në përgjithësi.
Ç’është e vërteta sa i përket subjekteve politike të tjera, p.sh. LDK-së, ajo, asnjëherë që nga paslufta nuk ka pasur kapacitete dhe lidership për ta udhëhequr Qeverinë e Republikës së Kosovës, ndërsa lidhur me paraqitjen e kandidatit të saj si kandidat për kryeministër, qytetarët në teren po shtrojnë pyetje se si është e mundur që kryetari aktual i LDK-së, i cili në vitet më të vështira për fatin e Kosovës, vitet 1989 – 1990, ishte ministër – sekretar krahinor në qeverinë e Rrahman Morinës, ndërsa tash i njëjti person po kandidon për kryeministër.
Kjo vërtetë përbën një kontradiktë të llojit të vet, e cila jemi të bindur se tek qytetarët e Republikës së Kosovë nuk do të kalojë.
Sa i përket subjekteve të tjera politike, PDK nuk do të merret me to, filozofia jonë politike asnjëherë nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë përjashtuese dhe janë qytetarët e komunës së Vitisë, të cilët duke i njohur vlerat e kandidatit tonë Sadik Haxhiu, çdo ditë e më tepër po gëzon përkrahje si kandidat potencial për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Andaj mundë të konstatojmë se me “MISIONIN E RI” të cilin do ta realizojë lidershipi i PDK-së, ai tashmë ka kaluar caqet e një partie politike dhe po bëhet boshti kryesor i zhvillimit ekonomik, shpresës dhe mirëqenies për qytetarët e Kosovës, pa përjashtim.
Qytetarët e vendit duke përkrahur PDK-në dhe “MISIONIN E RI”, do ta përkrahin para se gjithash vet-veten, do t`i përkrahim fëmijët e tyre, të cilëve Qeveria Thaçi, që nga ardhja në pushtet u’a ka financuar tekstet shkollore, do t`i përkrahin fëmijët e tyre studentë të cilëve Qeveria Thaçi u’a ka hequr pagesat e regjistrimit në Universitetet Publike, do t`i përkrahin fëmijët e tyre studentë, të cilëve Qeveria Thaçi u’a ka përgjysmuar pagesat për banim dhe ushqim në Qendrën Studentore.
Në fund Dega jonë përgëzon dhe shprehë mirënjohje të veçantë për sportistin – zhongluesin nga komuna jonë, Agim Agushin, i cili po vazhdon të thyej rekorde të nivelit botërorë, në mesin e të cilave edhe këto të javëve të fundit në Dubai dhe qytetin e Gjakovës.
Dega e PDK-së në Viti, siguron se tash e tutje do të jemi zë i fuqishëm në mbështetje institucionale, lokale dhe qendrore për sportistin Agim Agushi në afirmimin ndërkombëtar të vlerave dhe rezultateve sportive që ai ka performuar thuhet në njoftimin e PDK-së./rajonipress/