Eko Higjiena

PDK në Viti ashpërson gjuhën e akuzave kundër qeverisjes komunale

/ 2 minuta lexim

Viti – Bekim Azizi kryetar i degës së PDK-së në Viti thotë se aktualisht e kemi një gjendje të mjerueshme në sferën e arsimit në Viti. Kemi politizim të skajshëm me drejtor dhe personel arsimor, gjendja nuk është e mirë as në drejtorinë e bujqësisë. Azizi thotë se Vitia ka një administratë jo profesionale e cila udhëhiqet nga militant partiak.

Dega e PDK-së në Viti e quan skandaloze gjendjen në shkolla, ku sipas tyre shtëpiaku merret me matjen e temperaturës së nxënësve.

“Politizimi i shkollave me drejtor dhe personel arsimor. Përdorimi i shkollave si vendpunësim, zgjedhja e dy drejtorëve të shkollave fillore në kundërshtim me udhëzimin administrativ, ku nënë 250 nxënës drejtori duhet të mbajë gjysmë norme mësim, shkolla fillore në Zhiti dhe Terpezë. Mos dezinfektim i shkollave gjatë pandemisë. Matja e temperaturave të nxënësve bëhet nga shërbëtorët e shkollave” thotë Bekim Azizi kryetar i degës së PDK-së në Viti.

Fidanishtja

Azizi thotë se gjendja nuk është e mirë as në drejtorinë e Bujqësisë .”Dëmtimi i pyjeve në territorin e Vitisë është shqetësim për qytetarët, por jo edhe për Sokol Halitin. Menaxhimi jo i mirë dhe i paarsyeshëm ka dhënë mundësinë e prerjeve të pakontrolluara të pyjeve, dëmtimit të natyrës që po ndikon në ambient” shprehet Azizi.

Bekim Azizi thotë se Vitia ka një administratë jo profesionale e cila udhëhiqet nga militant partiak.”Administrata është jo funksionale, një administratë që i shërben pushtetarëve, por jo edhe qytetarëve sepse është stërngakuar me militant partiak”.

Azizi thotë se PDK në Viti do të vazhdojë ditëve në vijim të bëjë publike të gjitha keqpërdorimet e qeverisjes komunale dhe është në pritje të vendimeve për dy lëndë që është duke i hetuar Prokuroria e Gjilanit për zyrtarët e Vitisë./rajonipress/