UBT

PDK në Viti akuzon Sokol Halitin se po shpenzon 15129 euro për drita

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kur komunat tjera të Kosovës po gjejnë forma e mundësi për të ndihmuar qytetarët më të prekur nga kjo pandemi, Sokol Haliti po shpenzon mijëra euro në drita. Shpresojmë që kryetari i komunës t`i thërrasë mendjes dhe të jetë më kursimtar kurse paratë të orientohen aty ku janë më se të nevojshme dhe në mbështetje të qytetarëve tanë thotë në reagimin e tij Bekim Azizi kryetar i degës së PDK-së në Viti.

“Shpenzimi i mbi 15 mijë eurove për dekorimin e qytetit në kohë pandemie, kur secila familje në Kosovë po tregohet më kursimtare për shkak të situatës së paqëndrueshme shëndetësore dhe ekonomike, është i panevojshëm nga ana e Komunës së Vitisë” thotë Bekim Azizi.

ARKATANA

Aziti thotë se ky shpenzim dhe shpenzime tjera tregojnë se pushteti i Sokol Halitit nuk është ka e merr seriozisht gjendjen në të cilën është Vitia dhe Kosova në tërësi. “Për më tepër dekorimi i qytetit sivjet në kohë pandemie është dyfishë më i shtrenjtë se vitin e kaluar që ishte 8000 mijë euro, kur nuk ishim përball kërcënimit të ndonjë pandemie apo fatkeqësie tjetër kurse sivjet shpenzohen 15129 euro” sqaron Azizi.

“Kur komunat tjera të Kosovës po gjejnë forma e mundësi për të ndihmuar qytetarët më të prekur nga kjo pandemi, Sokol Haliti po shpenzon mijëra euro në drita. Shpresojmë që kryetari i komunës t`i thërrasë mendjes dhe të jetë më kursimtar kurse paratë të orientohen aty ku janë më se të nevojshme dhe në mbështetje të qytetarëve tanë” tha Azizi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.