PDK në prag të festës viziton disa familje
Gjilan – Me iniciativën e Gruas Demokratike (GD) në Gjilan, në prag të Festës së Bajramit u vizituan disa familje në Komunën e Gjilanit.
Delegacioni i degës së PDK-së në përbërje edhe të anëtarëve të kryesisë dhe kryetarit të Degës Zenun Pajaziti, me rastin e vizitës, uruan këto familje për Festën e Bajramit duke shprehur gatishmërinë për angazhim që jo vetëm në ditë e Festës së Bajramit, por edhe në për çdo ditë e çdo festë, të këtë begati e mirëqenie sociale dhe ekonomike për të gjithë qytetarët tanë./rajonipress/

