UBT

PDK: Ne nuk provokuam, por Këshilltarët e LDK po e mbrojnë kaosin në Arsim

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Është për habi fakti se si mundet që pala që ka fyer rëndë një femër, akuzon palën e tjetër të cilën vet e ka fyer, këtë e bënë vetëm mentaliteti i viktimës, rolin e së cilës përherë e ka luajtur LDK-ja. Në seancën e fundit ishte drejtori i Arsimit Nazmi Musa i cili e fyu rëndë asambleisten e PDK-së, e cila vetëm kryente punën e saj në bazë të përgjegjësive dhe kompetencave që ka. Për këto fyerje që i bëri Nazmi Musa, kërkoi falje publike Kryesuesja e Kuvendit Komunal, sepse ai si një “burrë” i madh nuk mundi t`i kërkonte falje një femre dhe ai u largua nga salla e KK në mënyrë të turpshme thuhet në reagimin e Grupit të Këshilltarëve të PDK-së.

Ky drejtor i Arsimit është shembulli më i keq në Kosovë, është një pedagogë i cili ka përdorë përherë dhunë, kërcënime fizike, fyerje e ofendime prej më të ndryshmëve ndaj nxënësve, kolegëve, mësimdhënësve dhe prindërve. Është po ky drejtor ku në vizitat e bërë në shkollat e Gjilanit, ka përdorë dhunë fizike ndaj nxënësve që janë shfaqur nëpër video, por edhe sa ishte mësimdhënës janë shfaqur video se si ai rrahte e shqelmonte nxënësit e tij duke i nxjerr nga ora e mësimit.

Ka dy vite që mësimdhënësit kanë frikë ti drejtohen këtij drejtori në zyret e tij, sepse ky i fyen dhe ofendon në vazhdimësi. Njësojë bëri edhe në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, ky drejtor nuk mund të cilësohet si njeri normal me këto sjellje të një vagabondi, kur kërcënon publikisht asambleisten e KK por edhe vet Kryesuesen e Kuvendit Komunal. Me një fjalë ky person i rrezikshëm nuk e ka vendin fare në Arsim, por vetëm në Shëndetësi edhe atë për ta trajtuar nga problemet serioze që ka ai.

Nën udhëheqjen e këtij drejtori, Arsimi në Gjilan është në gjendje kaosi. Ku ka krime ligjore në punësimet që janë bërë, nepotizëm dhe korrupsion. Shumë mësimdhënës me vendime të gjykatave po e fitojnë të drejtën për tu kthyer në vendein e tyre të punës, nga ku i larguar ky drejtor i Arsimit. Shkelje të shumta ligjore janë bërë dhe që janë konstatuara nga Inspektoriati i Ministrisë së Arsimit dhe që ka detyruar për të ri-shpallur mbi 50 vende të punës në muajin dhjetor.

Hidromorava

Buxheti prej 70 mijë euro për bursat e studentëve fare nuk është realizuar, nxënësit e shkollave të mesme janë detyruar me dhunë të udhëtojnë për në ekskursionet e organizuara dhe të skandalizuara po nga ky drejtor i Arsimit. Kaosi me regjistrimin e nxënësve pa kritere ende vazhdon, ende nuk dihet nga sa është numri i tyre nëpër klasat e shkollave të Gjilanit, sepse korrupsioni është i lartë.

Dhe normalisht ky drejtor nuk mund të pajtohet me konstatimin e kësaj gjendje, të cilën e kanë prezantuar asambleistët e PDK-në në Kuvendin Komunal. Por është e turpshme se si asambleistët e LDK-së mundohen që ta mbrojnë dhe ta mbështesin këtë drejtor të skandaleve, i cili e rrënoi Arsimin në Gjilan, e ktheu mbrapa në vitet 2007, aty ku ka dhunë dhe rrahje, kërcënime, shantazhime, korrupsion, nepotizëm dhe kaos total. Është e turpshme që këta asambleist të LDK-së të blihen aq lirë nga ky drejtor, nga një vend pune që ua ka siguruar në Arsim, juve apo familjarëve tuaj.

E ardhmja do të ju dënojë rëndë, qytetarët e Gjilanit nuk mund të mashtrohen aq gjatë dhe aq shumë sa ju mendoni, nxënësit dhe mësimdhënësit janë pjesë e tmerrit që ju e keni krijuar nëpër shkollat e Gjilanit, prindërit po e kuptojnë mirë tani që janë shndërruar në konsumator dhe klientelizëm për bizneset e udhëheqësve të Arsimit në komunë, kjo është më shumë se sa e turpshme të mbrohet dhe mbështetet nga të zgjedhurit e qytetarëve thuhet në reagimin e Grupit të Këshilltarëve të PDK-së në Gjilan./rajonipress/