PDK: Ne ngritemi, rritemi, fuqizohemi e festojmë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në muajin e festave, përmbyllëm një vit të sfidave, triumfeve e sukseseve të konsiderueshme. Sot, me një eveniment, në të cilin ishte i pranishëm kryetari i PDK-së z. Memli Krasniqi, nënkryetari i PDK-së z. Uran Ismaili, kryetarë degësh të Anamoravës, strukturë e degës, aktivistë e kontribut dhënës, mirëpritëm në familjen tonë të madhe prej atdhedashësve, luftëtarëve të lirisë, doktorëve e profesorëve, artistëve e inxhinierëve, ndërmarrësve e sportistëve, bujqëve e arkitektëve, i uruam mirëseardhje të ngrohtë anëtarëve tanë të rinjë, aderimeve tona të reja ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Me fjalë përshëndetëse, i pari i PDK-së në Gjilan z. Riad Rashiti, duke i falënderuar për besimin e gatishmërinë për të kontribuar në jetën publike politike përmes subjektit tonë, shprehi mirënjohje e mirëseardhje për të gjithë, duke u zotuar që me figura të tilla me profesionalizëm e përvojë, PDK-në do ta begatojnë, e të gjithë së bashku do të mbesim alternativa më e mirë.
Ndërkaq, kryetari i PDK-së z. Memli Krasniqi, falënderoi përzemërsisht angazhimin e sinqertë të degës, për këtë event e masovik, duke ritheksuar edhe njëherë mbështetjen e tij për secilin, që ka gatishmëri të punojë shumë e sinqerisht.

Uji Dea

Një frymë e tillë entuziaste na bën të gjithëve që të ndjehemi të motivuar për të vazhduar me planprogramin tonë partiak në të mirë të vendit e shoqërisë.

PDK me liderët e saj mbesin përherë historia e gjallë e Republikës sonë, ku padyshim nuk ka vend për mëdyshje që edhe projekti zhvillimor i jonë për vendin mbetet më i miri e më i pranueshmi.

Faleminderit pafund secilit aktivist për kontributin e sinqertë e të përhershëm.
Faleminderit strukturë në tërësi, e mbi të gjitha faleminderit të gjithë qytetarëve tanë që kanë besuar e besojnë në versionin më të mirë qeverisës.
Gëzuar festat e fundvitit!