ARKATANA

PDK: Në lagjen e VIII është investuar maksimalisht

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kandidati i LDK-së Luta këtyre ditëve ka premtuar ujësjellësin për Lagjen e VIII-të, ndërsa ujësjellësin e ka rregulluar PDK dhe kryetari Qemajl Mustafa para dy vitesh ka thënë anëtari i kryesisë së PDK-së dhe këshilltari i kësaj lagje Sahit Abazi në tubimin me aktivistë, anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së dhe partive tjera në këtë lokalitete, duke shtuar se tridhjetë mijë nënshkrime ishin mbledhur kundër decentralizimit, për të cilin kreator i kësaj të keqeje që e copëtoi Gjilanin ishte Luta.

Ndërsa Deputeti Zenun Pajaziti ka theksuar se “Gjilani në mënyrë unike është kthyer kah PDK dhe kryetari Qemajl Mustafa, sepse po e vlerëson që kryetari ishte dhe do të jetë në detyrën e tij me përgjegjësi të lartë në shërbim të qytetarëve dhe komunës së Gjilanit”.

Zv. Kryeministri i Republikës së Kosovës Hajredin Kuqi, ka potencuar se për qytetarët e komunës së Gjilanit dy gjëra janë të sigurta; qëllimi fisnik i vizionit të kryetarit Mustafa dhe fitorja e tij më 1 dhjetor.

Mobi Casa

“Sot Gjilani dhe Kosova kanë marrë pamje tjetër, sot kemi rrugë më të mira, sot kemi shkolla më të bukura, kemi universitete të reja të cilat janë në shërbim të të rinjve tanë e që janë Kapitali i shtetit tonë. Lidershipi ynë në nivel lokal, por edhe në atë qendror, dallon nga të tjerët, sepse rruga e ecjes sonë bazën e ka në qëllimin më të mirë për vendin. PDK ka folenë në Anamoravë, ne kemi marrëveshje me ju, që të vazhdojmë e të punojmë bashkë edhe për katër vjet, me besimin tuaj e obligim për ne. Kryeministri i ka dhënë mbështetjen maksimale kryetarit Mustafa, ndërsa Gjilani dhe Karadaku do të kenë trajtimin e paparë ndonjëherë në hapësirën e Kosovës” ka thënë Kuqi.

Kryetari Qemajl Mustafa, ka thënë se bashkërisht kemi fituar në zgjedhjet e kaluara dhe shumë më tepër do të fitojmë më 1 dhjetor.
“Jemi në këtë garë për të fituar koncepti i mirë, zhvillimi dhe prosperimi i Komunës dhe për këtë edhe strukturat e partive të tjera na janë bashkuar për ta mbështetur zhvillimin e komunës. Qytetaria e Gjilanit zgjedhin njerëz të mençur për t’i qeverisur sepse të tillë janë vetë ata. Ne jemi të rrethuar nga njerëz të mençur dhe të dëshmuar sepse të tillë e kemi edhe liderin tonë Hashim Thaçi”.

Më tutje kryetari Qemajl Mustafa ka shtuar se ne kemi premtuar rrugë e kemi bërë atë me standarde moderne dhe do të vazhdojmë me investime tjera, nuk kishte as ujësjellës dhe atë e kemi bërë para dy vitesh, nuk kishte shkollë dhe as vend për ta ndërtuar, e kemi blerë tokën dhe sot kemi një shkollë moderne dhe disa projekte të tjera. Këtu në këtë lagje janë investuar disa miliona euro. “Besimin nga ju po e kërkojmë që të jemi partner për mandatin katër vjeçar dhe larg këtij mandati. Nuk kemi dalluar qytetarët sipas përkatësive politike, por i kemi trajtuar të gjithë qytetarë të barabartë dhe me të drejta të barabarta. Të gjithë ju do të jeni krenar në mbrëmjen e 1 dhjetorit kur të gjithë bashkë do të festojmë fitoren e PDK-së, sepse ju jeni ata që po e bëni fushatën e PDK-së dhe ju vet po investoni Fitoren e Gjilanit. Kështu masovisht ejani edhe më 29 nëntor në mbylljen e fushatës së PDK-së në mënyrë që tu tregojmë të tjerëve se sa shumë jemi” ka thënë Mustafa thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.