PDK në Kllokot akuzon Sreqko Spasiqin
Gjilan – Shkarkimi nga puna i tre zyrtarëve komunal nga kryetari i Komunës së Kllokotit Sreqko Spasic, është veprim kundër ligjeve të Republikës së Kosovës dhe që duhet gjykuar nga organet e drejtësisë.
Sreqko Spasic merr drejtësinë në duart e tij, kurse përfaqësuesi i shqiptarëve Hasan Rashiti vazhdon t`i kontribuon këtij koalicioni.
Partia Demokratike e Kosovës reagon ashpër ndaj vendimit të Kryetarit të Komunës së Kllokotit për Shkarkimin e tre zyrtarëve Komunal në këtë Komunë.
Sreqko Spasic po merr vendime duke mos u konsultuar fare me ligjin,dhe merr vendime mbi baza partiake,racore dhe etnike.
Dy Shqiptarët Zeqir Selmani dhe Nebahate Pira u larguan nga puna vetëm sepse i pengonin kryetarit Sreqko Spasic që ishin të kualifikuar dhe i shërbenin komunitetit pa asnjë dallim partiak,racor dhe etnik, mirëpo Streqko Spasic vazhdimisht i pengonte dhe i shantazhonte dhe i kërcënonte në forma të ndryshme.
Kurse një zyrtarë i komunitetit Serb u largua nga puna me një vendim të Kryetarit Sreqko Spasic vetëm se nuk ishte mbështetës i Listës Serbska dhe asnjëherë nuk pranonte të del jashtë angazhimeve të tij të përcaktuara me ligjet e Republikës Kosovës.
Largimet nga puna e këtyre zyrtarëve në mënyrë kundër ligjore,i paraprin një mas disiplinore nga komisioni disiplinor në kuadër të Komunës Kllokotit lidhur me një kontratë të vlefshme të nënshkruar dhe vulosur nga ish kryetari i Komunës Kllokotit.
Lidhje me këtë çështje, hetues për krime të rënda ekonomike ishin duke hetuar personat tani më të larguar nga puna dhe Kryetari i Komunës Sreqko Spasic e morri një vendim për largim nga puna ndaj këtyre personave dhe nuk i priti rezultatet e hetimeve apo përfundimin e tyre dhe ky veprim bie ndesh me ligjet e Republikës Kosovës ku është e potencuar se: nëse ndaj shërbyesit civil ka filluar ndonjë hetim nga organet e drejtësisë, është iniciuar ndonjë rast para organeve të drejtësisë, kryetari ka të drejt të aplikon masën e suspendimit dhe jo shkarkimit, largimit, ose ndërprerje të marrëdhënies së punës, kurse Sreqko Spasic e bëri drejtësinë me duart e veta dhe nuk ja la organeve të drejtësisë të zgjidhin rastin dhe pastaj të ndërmerr masa ndëshkuese.
Edhe Hasan Rashiti në postin e nënkryetarit për Komunitete, nuk po i mbron qytetarët e komunitetit të tij pavarësisht që i dhuroj 83 Vota Listës Sërbska dhe Sreqko Spasiqit.
Nënkryetari për komunitete është i obliguar me ligjet e Republikës së Kosovës që të përkujdeset për komunitetin e tij dhe ti përfaqëson interesat e komunitetit Shqiptarë, mirëpo Hasan Rashiti po i zbaton vetëm politikat e listës serpska dhe në asnjë moment nuk del në mbrojtje të komunitetit të tij.
Kryetari i Komunës Kllokotit Sreqko Spasic dhe Hasan Rashiti nënkryetarë për Komunitete nuk njohin moral politik dhe vazhdojnë t`i dëmtojnë qytetarët e kësaj komune duke mos investuar në asnjë sektor, duke i shantazhuar, kërcënuar dhe duke bërë shkelje të mëdha ligjore, punësime pa konkurs e mbi baza partiake.
Streqko Spasic ashtu sikurse Hasan Rashiti kanë bërë shkelje të rënda të ligjeve të Republikës Kosovës, dhe i kërkojmë organeve drejtësisë Kosovës, që të mos e fsheh dorën ndaj këtyre veprave të rënda, dhe të kryej detyrat ashtu si e parashohin ligjet e Republikës Kosovës thuhet në reagimin e PDK-së dega në Kllokot./rajonipress/


