ARKATANA

PDK në Gjilan takon kryetarët e nëndegëve, u diskutua për gjendjen e rënduar si pasojë e keq qeverisjes komunale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në takim me kryetarët e nëndegëve të PDK-së, kryetari i degës Riad Rashiti informoi për situatën e rënduar në të gjitha institucionet e komunës së Gjilanit, rolin opozitar konstruktiv të PDK-së në Kuvendin Komunal dhe për aktivitetet të cilat do të realizohen në teren gjatë muajit shtator e tutje. Ndërsa përfaqësuesit e lagjeve dhe fshatrave të komunës tonë, shprehen shqetësime të panumërta për problemet e mëdha që po përballen qytetaret e Gjilanit dhe të cilët janë tejet të pakënaqur me papërgjegjësinë e institucioneve komunale, por edhe të Qeverisë së Kosovës, sepse nuk janë aspak në nivelin e detyrave që i kanë ndaj qytetarëve dhe ndaj vendit tonë.

Në fokus janë problemet e mëdha në sektorin e Arsimit, një fillim i ri shkollor kaotik për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit si pasojë e mos pajisjes me libra shkollor, mos renovimet me kohë të objekteve shkollore, mungesën e furnizimeve me materiale të ndryshme të nevojshme për mbarëvajtjen e mësimit dhe të mirëmbajtjes higjienike.

E papranueshme është gjendja infrastrukturore në komunën e Gjilanit, ku përveç mungesës së madhe të investimeve, problem tejet serioz është mosmirëmbajtja e rrugëve, trotuareve, shesheve e lapidarëve të heronjëve tanë, varrezave të qytetit, ka mungesë të kujdesit në secilin segment të shërbimeve publike.

Hidromorava

Parti Demokratike e Kosovës gjatë javëve në vijim do të ndërmerr disa iniciativa për të ngritur vetëdijesimin e drejtuesve të institucioneve komunale, drejtorëve komunal dhe kryetarit të komunës se duhet të këndellen dhe të punojnë në të mirën e qytetarëve të Gjilanit. Nëse asgjë të re nuk mund të bëjnë dhe të ofrojnë për Gjilanin, së paku duhet të mirëmbajnë për mbijetesë investime e mëdha që kanë ndodhë në dy dekadat e fundit.

Në këtë takim poashtu u diskutua edhe për vendimet e kryesisë degës, që kanë të bëjnë me rritjen e dinamikës së organizimit dhe aktiviteteve me nëndegët, komisionet profesionale dhe Rininë Demokratike të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.