ARKATANA

PDK në Gjilan përkrah Arbër Ismajlin në balotazh

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, pas konsultimeve të gjera me strukturat e saj dhe në interes të qytetarëve të Gjilanit, ka vendosur të mbështesë kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Arbër Ismajli, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Ky vendim është marrë duke u udhëhequr nga interesi i përgjithshëm i qytetarëve tanë dhe nga nevoja për një ndryshim real në qeverisjen lokale, që garanton zhvillim, transparencë dhe bashkëpunim në dobi të qytetarëve e jo të interesave të ngushta politike.

PDK Gjilan beson se bashkimi i forcave pozitive është rruga e duhur për të garantuar katër vite të qëndrueshme, me vizion dhe përgjegjësi për qytetin tonë.

Ne jemi të bindur se Arbër Ismajli do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Gjilanit, me një qeverisje që do të punojë për zhvillim ekonomik, investime në infrastrukturë, arsim cilësor dhe mirëqenie sociale.

HW

Ftojmë gjithë anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët që ndajnë vlerat tona të përbashkëta, të dalin në balotazh dhe ta votojnë Arbër Ismajlin për kryetar të Gjilanit.

Sepse Gjilani meriton ma mirë dhe bashkë këtë mund ta bëjmë realitet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.