Fundamenti

PDK në Gjilan mobilizon strukturat e saj

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kanë vazhduar seancat e rregullta të kryesisë dhe kryetarëve të nëndegëve. Në këto takime ka prezantuar edhe përfaqësimi nga qendra e PDK-së me në krye anëtarin e këshillit qendror të partisë z. Naim Ismajli.

Është bërë një konsultim i gjerë me të gjitha strukturat e partisë rreth prezantimit të platformës zgjedhore e cila do të jetë e ndërtuar drejtpërdrejt në bazë të kërkesave të qytetarëve. Në PDK prioritet i lartë do të jenë qytetarët e vendit pa dallim e jo interesat e klaneve e fiseve brenda partisë, krahinave e regjioneve.

Uji Dea

Në këto takime është bërë i ditur edhe fushëveprimi i secilit anëtarë në këto zgjedhje të parakohshme për rolin dhe përgjegjësit që kanë në raport me qytetarët. Dega në Gjilan është në përfundim e sipër rreth formimit të shtabit zgjedhor i cili do të udhëhiqet nga Kryetari i degës z. Qemajl Mustafa.

Në këto takime u dhanë detyrat për nëndegët dhe organizatën e rinisë e të gruas./rajonipress/