Hidromorava

PDK në Gjilan del me qëndrime publike pas deklaratës së prokurorit të dhomave të specializuara në Hagë

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Dega e PDK në Gjilan, në seancën e kryesisë të datës 29 Qershor 2020, pas diskutimeve racionale e përmbajtësore të anëtarëve të saj dhe në harmoni të plotë me qëndrimet e kryesisë, të grupit parlamentar dhe të këshillit të kryetarëve të degëve anembanë Kosovës, lidhur me situatën e krijuar pas deklarimit të prokurorit të dhomave speciale në Hagë, del me këto qëndrime para publiku të komunës dhe më gjerë:

1.
Themelimi, paraqitja publike, strukturimi dhe lufta mbrojtëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është akti dhe vlera më sublime historike e shqiptarëve gjatë shekullit të XX-të.
2.
Lufta e Ushtrtisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë plotësisht e drejtë dhe kristalisht e pastër e që dëshmohet edhe me komunikatat dhe qëndrimet e saja publike përgjatë viteve të luftës 1998 e 1999 për ruajtjen dhe moscënimin e popullsisë civile pa përjashtim. Kjo pastërti e luftës së UÇK është dëshmuar botërisht edhe me verdiktet e një gjykate ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, në rastin e gjykimeve të z. Ramush Haradinaj e të z. Fatmir Limaj të cilët dolën plotësisht të pastër.
3.
Lufta e UÇK është tregue e pastër edhe me vendimin historik të NATO-së me në krye SHBA për ta sulmuar nga ajri dhe për ta gjunjëzuar makinerinë shfarosëse ushtarake, paraushtarake, policore e politike të Serbisë mbi një popull të pambrojtur në tokën e vet, mbi të cilin ushtrohej dhunë, gjenocid dhe pastrim etnik përgjatë një shekulli e që kjo dhunë e ky pastrim etnik u bënë të padurueshme dhe eskaluan ekstremisht në vitet 1997, 1998 e 1999.
4.
Shpallja e hershme dhe e jashtëligjshme e aktakuzës ndaj dy liderëve kryesorë të luftës së UÇK z. Hashim Thaçit dhe z. Kadri Veselit, nga ana e prokurorit, ende pa u konfirmue vlefshmëria e saj nga gjykata, është shkelje e rëndë e procedurës e që u kritikua edhe nga liderë të politikës së SHBA e të BE e që janë me renome botërore. U kritikua edhe nga qarqet relevante juridike poashtu.
5.
Bërja publike e propozim-aktakuzës ndaj dy liderëve të UÇK-së, z. Hashim Thaçit (ish kryetarit të PDK, ish kryeministrit dhe presidentit të tashëm të Kosovës) dhe z. Kadri Veseli (kryetarit aktual të PDK), para së gjithash është atak mbi imazhin e shtetit të Kosovës dhe të luftës së pastër e të drejtë të UÇK-së. Dëmi në këtë rast, më së paku është individual e parcial. Dëmi është shtetëror e kolektiv.
6.
Përndryshe, lufta e UÇK-së, që nga paraqitja e saj e deri sot, ishte dhe vazhdon të jetë në shënjestër të shtetit kriminal e gjenocidal serb sepse lufta e saj për çlirim e për dinjitet njerëzor e kombëtar më së shumti i prishi punë pikërisht Serbisë. Por, UÇK, si vlera më sublime e jona, nuk u sulmua vetëm nga Serbia. Ajo ishte në shënjestër edhe të të gjitha agjenturave dhe miqësive dipomatike, ekonomike e kulturore të Serbisë anekend globit por sidomos në rajonin e Ballkanit.
7.
Ashtu qysh jemi të bindur thellë dhe absolutisht në luftën e drejtë e të pastër të UÇK, poashtu besojmë thellë në pastërtinë e dy liderëve të saj z. Hashim Thaçit e z. Kadri Veselit. Shprehim indinjatë dhe keqardhje të thellë për këtë sfidim të rëndë që po u bëhet këtyre liderëve të luftës e të paqes e sidomos për sfidimin që përmes tyre po i bëhet shtetit të Kosovës dhe fenomenit historik shqiptar siç ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
8.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me verdiktin e saj nga gjykimi i iniciuar nga vet Serbia, neve na e ka njohur të drejtën për pavarësi e shtetësi, e drejtë kjo e cila përveç që buron nga aktet juridike ndërkombëtare për liri, barazi e mëvetësi të popujve, është trashëgimi e drejtpërdrejtë e luftës së drejtë e të domosdoshme të UÇK për mbijetesë, për çlirim, për dinjitet e për shtet .

9.
Pavarësisht vështirësive, ne besojmë paluhatshëm në zhvillime pozitive në këtë periudhë goditëse për imazhin e shtetit tonë, për imazhin e UÇK-së, për imazhin e PDK-së dhe për shoqërinë e Kosovës në tërsi.
Aktiviteti i jonë si degë e PDK do të jetë i gjithanshëm dhe gjithëpërfshirës në këtë periudhë. Do të punojmë e bashkëpunojmë me organizatat e dala nga lufta e UÇK, me spektrin politik të komunës e të rajonit, me organizatat civile e me mediat për t’i shpjegue secilit shqiptar dhe secilit kosovar qëllimmirë të drejtën tonë historike dhe ndërkombëtare për ekzistencë, për liri, për shtetësi e për përparim.

FITORJA

10.
Shtetësia e Kosovës, pavarësia, sovraniteti dhe përparimi i popullit të saj nuk kanë alternativë. Historinë e vet, populli i Kosovës e ka shkrue me rrebelim të përhershëm ndaj robërisë, me shumë vuajtje e persekutime, me shumë gjak e me shumë djersë. E ka shkrue me kulmin e angazhimit të tij për liri e dinjitet e që është lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri, për dinjitet e për shtetësi. Kushdo që tenton me e ndryshue dhe me e rishkrue këtë histori bën gabim të rëndë sepse do të del edhe i gabuar edhe i dështuar.
11.
E ftojmë shoqërinë e Gjilanit e të rajonit tonë që të jemi bashkë në unifikim të qëndrimeve në këtë periudhë të ndjeshme e të rëndësishme për të gjithë ne.

Sa herë kemi qenë të bashkuar, kemi bërë hapa të mëdhenjë përpara pikërisht qysh ishte rezistenca e jonë masive dhe paqësore e viteve 1990 me në krye dr. Ibrahim Rugovën, pikërisht qysh ishte lufta e UÇK me në krye z. Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Adem Demaçin… dhe pikërisht qysh ishte shpallja e pavarësisë me qëndrim unik e të vendosur të gjithë spektrit politik e shoqëror të Kosovës e të miqve tanë nëpër botë.
Bashkë, ishim dhe jemi në rrugë të mire e të drejtë.
Përherë me Zotin dhe me popullin.
Na priftë e mbara!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.