ARKATANA

PDK në Dardanë, zyrtarizon koalicionin me AAK-në dhe AKR-në

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Emin Krasniqi kryetar i Degës së PDK-së në Dardanë, të enjten në mesditë, ka mbajtur një takim me strukturat e PDK-së për t`i njoftuar ata rreth zhvillimeve të fundit politike që kanë rrjedhë në këtë komunë sidomos rreth koalicioneve të cilat janë bërë në mes të PDK-së, AAK-së dhe së fundmi me AKR-në.

Krasniqi, ka falënderuar të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në zgjedhjet e 3 nëntorit dhe kërkoi që më 1 dhjetor të mbështesin fuqishëm kandidatin për kryetar të komunës nga radhët e PDK-së, Bbegzad Sinanin.

“Apeli ynë është që të mobilizohemi të gjithë që me 1 dhjetor ta kem kryetar të komunës Begzad Sinanin”, ka thënë Krasniqi, duke falënderuar dy subjektet politike të AAK-së dhe AKR-së për koalicionin e bërë me PDK-në.

Ndërkaq, kandidati për kryetar i komunës së Dardanës, Begzad Sinani, ka njoftuar strukturat partiake për mbarëvajtjen e takimeve me subjektet e koalicionit.

“Kam kënaqësinë të ju njoftojë se pas disa takimeve që kemi pasur me zyrtarë të lartë të subjekteve politike të AAK-së dhe AKR-së, kemi arritur në një pikë të favorshëm për punën tonë. Kemi arritur që të rrumbullakojmë dy koalicione, një projekt të përbashkët në mes të PDK-së, AAK-së dhe AKR-së. Me këto dy marrëveshje po shkojmë me një projekt të përbashkët në zgjedhjet e 1 dhjetorit, ku tashmë janë krijuar favore shumë domethënëse dhe se fitues i këtyre zgjedhjeve do të jetë PDK-ja dhe kryetari Begzad Sinani”, ka thënë ai.

Eco Higjiena

Sinani është i vendosur në një projekt që ai beson se do të jetë në të mirën e qytetarëve të komunës së Dardanës.” Ne po hymë në një projekt shumë serioz, projekt që është jetësor dhe atë që e kam pasur ide, vizion ishte që të bashkojmë forcat dhe kapacitetet tona profesionale, politike për një komunë më ndryshe, komunë evropiane”, ka thënë Sinani, duke shtuar se është arritur dje që përfundimisht të krijohet një atmosferë dhe një relaks tek shumica e qytetarëve të komunës së Dardanës për koalicionin PDK- AAK -AKR.

Sipas Sinanit, ky projekt do të jetë projekt i zhvillimit ekonomik, projekt i cilësisë më të mirë në segmente caktuara të administratës në përgjithësi, dhe se ky është vizioni i tij politik.

“Partnerët e këtij projekti, në rend të parë asaj të AAK-së pasi që të parët nënshkruan marrëveshjen politike, do t`i kenë duart e lira nga ana e kryetarit të komunës, sepse AAK-ja është thirr shumë në zhvillimin e industrisë së drurit dhe elemente tjera që i kanë përmendur para elektoratit të tyre dhe ne do t`i krijojmë kushtet në atë fushë”, ka potencuar Sinani duke thënë se respekton të dyja parti politike, AAK dhe AKR, që është lidhur marrëveshje për qeverisjen 4 vjeçare.

“Sa i përket AKR-së, është e njëjta gjë sikurse për AAK-në sepse AKR-ja ka treguar një vendosmëri për të na mbështetur në balotazh dhe kërkoj nga anëtarësia e PDK-së që të respektojnë përfaqësuesit e AAK-së dhe AKR-së, për qeverisjen e përbashkët që do të jetë pas 1 dhjetori për 4 vitet e ardhshme dhe ftoj të respektoni partneritetin politik në çdo mjedis dhe në çdo lokalitet ku jetojmë”, ka thënë në fund Sinani thuhet në njoftimin e dërguar nga Rexhep Hasani.

Por Fatmir Matoshi kryetar i AKR-së në Dardanë për rajonipress ka mohuar të ketë arritur marrëveshje koalicioni me PDK në Kamenicë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.