UBT

PDK ndjen mungesën e ndërkombëtarëve

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Partia Demokratike e Kosovës nuk kishte arritur në vitin 2001 të kushtëzonte krijimin e qeverisë gjithëpërfshirëse, duke e bërë Hashim Thaçin kryeministër. Ndonëse në publik kishte thënë se kushtëzimi për të mos u bërë Thaçi kryeministër, ishte bërë nga ish-presidenti, Ibrahim Rugova, në qarqet zyrtare ka qarkulluar edhe opsioni se Thaçi asokohe nuk e ka pasur mbështetjen e duhur ndërkombëtare.

Por, prej atëherë PDK dhe Thaçi kanë punuar në drejtim të fitimit të simpatisë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe këtë synim e kanë finalizuar në vitin 2007, kur vendi veç po përgatitej ta shpallte pavarësinë.

UBT

Në rrafshin personal Thaçi arriti të nominohet edhe për çmimin Nobel për Paqe, por zgjedhjet e qershorit e kthyen atë me gjithë partinë në gjendjen e vitit 2001.

Ndërkombëtarët nuk po ndërhyjnë që ai të bëhet kryeministër. Mosndërhyrjen në zgjidhje të krizës politike nga faktori ndërkombëtar, e ka pranuar edhe anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti…(Tribuna).