GRANDEMALL

PDK: Mungesë drastike e transparencës së Lutfi Hazirit

/ 8 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Qytetarë të nderuar të Gjilanit, merreni me mend sa drastike është kjo mungesë e transparencës (që me plotë të drejtë ne e kemi quajtë tinzi nga prapaskenat dhe podrumet e LDK) sa që asnjëri nga këshilltarët e Kuvendit të Komunës (KK), bile as ata që e bëjnë shumicën qeverisëse në kuvend nuk e kanë pa asnjëherë projektin e rrugës e cila po ia bën “kirurgjinë” vdekjeprurëse qytetit. Nuk ka më fyese për këshilltarët e këtij kuvendi (për të gjithë) e sidomos për ata që e bartin petkun e fuqisë së pushtetit se sa me qenë ansambël kukullash e makineri votimi për nevojat mikrodespotike të Lutfi Hazirit e të një suite profiterësh primitivë rreth tij.

Reagimi i plotë i PDK-së së Gjilanit

Komunikatë për publikun
Qytetarë të nderuar të Gjilanit (dhe më gjerë),
Mbrëmë, kryesia e degës së PDK në Gjilan, në takimin e rregullt të punës, pas diskutime përmbajtësore bazuar gjithnjë në ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi, unanimisht konstatoi me sa vijon:
Pushteti arrogant i Lutfi Hazirit në Gjilan ishte që nga fillimi i vitit 2014, pushtet i lodhur për t’i sjellur të mira të dukshme komunës por, buxhet mjaftë efektiv në thellimin e së keqes në këtë komunë.

Pushteti i LDK me Lutfi Hazirin në krye jo që nuk ka mësue nga gabimet shumëvjeçare të tij në qeverisje të kësaj komune e të shtetit por, me nervozizëm dhe arrogancë të shtuar po vazhdon me e thellue dhe me e zgjërue moçalin kutërbues të rrënimeve e të zhvatjes, i cili moçal, heret ose pak më vonë ka me i qitë kreatorët e tij në bankën e përgjegjësisë së tyre të pafalshme historike. Ajo që aktualisht po i ndodhë komunës, në vazhdën e akteve të trishta rrënuese është si vijon:

1. Ndërhyrja flagrante në Planin Zhvillimor Urban (PZHU) dhe në planet rregulluese urbane (si derivate të PZHU). Planifikimi hapësinor që nga niveli i Republikës e deri te planet rregulluese janë ligje si të gjitha ligjet tjera sistemore andaj ndërhyrja dhe përdhunimi i tyre paraqet shkelje të ligjeve të Republikës së Kosovës. Bile, kjo që po ndodhë në Gjilan është shkelje transparente përmes akteve tinzare e jotransparente deri te kjo që po ndodhë ashiqare e në pikë të ditës.

Qytetarë të nderuar të Gjilanit, merreni me mend sa drastike është kjo mungesë e transparencës (që me plotë të drejtë ne e kemi quajtë tinzi nga prapaskenat dhe podrumet e LDK) sa që asnjëri nga këshilltarët e Kuvendit të Komunës (KK), bile as ata që e bëjnë shumicën qeverisëse në kuvend nuk e kanë pa asnjëherë projektin e rrugës e cila po ia bën “kirurgjinë” vdekjeprurëse qytetit. Nuk ka më fyese për këshilltarët e këtij kuvendi (për të gjithë) e sidomos për ata që e bartin petkun e fuqisë së pushtetit se sa me qenë ansambël kukullash e makineri votimi për nevojat mikrodespotike të Lutfi Hazirit e të një suite profiterësh primitivë rreth tij.

Për ndërhyrjet parciale flagrante (përherë joligjore) në planet rregulluese të qytetit Lutfi Haziri ka marrë një seri të konstatimeve për shkelje nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) e që i kanë ardhur në zyrë si rekomandime përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për anulimin e vendimeve të gabuara të Kuvendit (muskuloz e jodemokratik) të Komunës. Asnjërin prej këtyre rekomandimeve Lutfi Haziri dhe kryesuesja e kuvendit nuk i kanë zbatuar, duke e injoruar instancën qeveritare së cilës i subordinohen me Kushtetutë e me Ligj.

2. Insistimi i Lutfi Hazirit për me e manipulue Bashkësinë Islame e cila tradicionalisht ka bërë punë të mira e të ndershme për komunën e për shtetin është marifeti i radhës plëngprishës i tij. Me keqardhje e konstatojmë, që kryetari i Këshillit të BI, përkundër shpjegimeve e komunikimit plotësisht të relaksuar e miqësor (qysh nga viti i kaluar), ka rënë viktimë e popullizmit banal të kryetarit të komunës. Gabimi esencial i kryetarit të Këshillit të BI, me të cilin Këshill PDK kishte dhe ka marrëdhënie të shkëlqyeshme është se nuk ka shkue në kuvendin e komunës dhe në diskutim të hapur publik për me ju tregue këshilltarëve dhe qytetarëve të komunës nevojën (e domosdoshme) për me e ndërtue një godinë të administratës qysh po e thotë ai. Dhe hapi tjetër, pasiqë ta kemi kuptuar nevojën e BI për një ndërtesë të tillë, të na prezantohet publikisht projekti dhe funksionet e tij në mënyrë që pastaj të diskutojmë për lokacionet e mundshme me bashkëpunim të ngushtë të KK (të gjitha grupet politike), të BI e të shoqërisë civile.

Ky është rendi i domosdoshëm i hapave për të ardhur deri te një zgjidhje e harmonishme dhe gjithanshëm e pranueshme para së gjithash në të mirë të qytetit e të komunës e pastaj edhe të BI.

Uji Dea

Po e përsërisim, ndërhyrja e pjesshme në planet rregulluese (që në vehte kanë përmbajtje me dhjetëra e me qindra hektarë) është plotësisht joligjore dhe si e tillë, është e dënueshme me Kodin Penal të RKS.

Si shtesë dhe për ilustrim, publikut po i japim njërin nga shumë rekomandime të MMPH për kthimin në normalitet dhe ndaljen e veprimeve të paligjshme (kthimin në harmoni me ligjin për planifikim hapsinor të RKS)

Ndërsa për relacionet e shkëlqyeshme tradicionale të PDK me BI të Gjilanit, dega do të shkruaj e t`i bëjë publike këto relacione me publikim të veçantë pas kësaj komunikate.

3. Propozimi i dy emrave nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) për panelin
intervistues për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave, aq qartë e shpërfaq qëllimin meskin të kryetarit e të drejtorit të DKA sa s`ka ku shkon më poshtë.
Përderisa udhëzimi administrativ UA 15/2019 i lëshuar nga MASHT i precizon në mënyrë aq të qartë e konçize hapat e procedurës dhe kriteret për panelin dhe për kandidatët që rekrutohen, DKA (përmes tutorit suprem të komunës) ia servon kuvendit dy emra plotësisht në kundërshtim me kriteret e udhëzimit.

Derisa udhëzimi e përcakton qartë se anëtarët e panelit intervistues (dy nga DKA e një nga MASHT) nuk lejohet të jenë në strukturat e organizimeve politike ose të emëruar politikë, këta e bëjnë pikërisht të kundërtën, i dërgojnë njerëzit që janë në kryesi të degës dhe në strukturë të LDK. Bile, le që janë figura të politikës po as nuk e kanë nivelin e përgatitjes dhe të përvojës qysh e kërkon udhëzimi i MASHT, e që duhet të jetë, së paku sa niveli i kandidatëve për drejtorë qysh parashihet në udhëzim (së paku 4 dhe 5 vite përvojë pune aktive në arsim, së paku shkollim superior dhe së paku i certifikuar për menaxhim të institucioneve arsimore).
Thonë, koria brina s`ka. Kjo është LDK (e AAK) me një mikro despot në maje të saj. Por, njè është e sigurtë, aty do të jenë vetëm edhe për pak muaj dhe asnjëherë më. E kanë mbushë kupën të dyat qysh moti dhe ajo, ka kohë që po u derdhet.
LDK e Gjilanit dhe Lutfi Haziri nuk meritojnë fat më të mirë se LDK e Gjakovës, e Ferizajit, e Prishtinës, e Mitrovicës… është larg më prishëse se ato. Dhe assesi ndryshe, aty edhe do ta ketë fundin.
Thonë, “Çdo punë e nisur me njet’ t’keq, përfundon me marre”. E Luta e LDK janë fiks përbrenda këtij konstatimi shekullor të popullit tonë.
Shoqëria e Gjilanit dhe e Kosovës nuk do të ndalet asnjëherë në rrugën e progresit përkundër pengesave dhe frenimeve që kësaj shoqëria ia bëri kasta politike e profilit të Lutfi Hazirit.

Si rezultat i shkarravitjes 20 e 30 vjeçare të tyre në nivelet më të larta të pushtetit politik (zhvatës e nepotik) sot, rinia e Kosovës me aq qef e lëshon vendin e vet sepse nuk u ka mbetë pikë perspektive nē të. Të ardhmen e tyre, këta politikaj, e kanë grabitur dhe e kanë rezervue vetëm dhe vetëm për fëmijët dhe për fisin e tyre.

Dita e kusuritjes po vjen e sa më shumë që po afrohet ajo ditë, aq më nevrikë e arrogantë janë ata që i bënë sherre historike shoqërisë shqiptare në përgjithësi e Gjilanit e Kosovës në veçanti thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.