PDK mohon shuarjen e degës së saj në Kllokot

Viti – Lajmi që Partia Demokratike e Kosovës dega në Kllokot, ka shuar aktivitetin e saj, është një gënjeshtër e zakonshme dhe e përditshme e Xhevat Bislimit dhe Xhelal Rexhepit.Nga PDK-ja në Kllokot, është larguar Xhelal Rexhepi (kryetar i degës), Rilind Bislimi (nënkryetar i degës dhe kushëri i Xhevat Bislimit), Blerim Arifi (sekretar i degës dhe familjar i Xhevat Bislimit), dhe Yllka Bislimi (kryetare e Forumit të gruas dhe bashkëshortja e nënkryetarit të degës së PDK-së në Kllokot, Rilind Bislimit, vazhdon njoftimi.
Dega e PDK-së në Kllokot përmes një njoftimi për medie thekson se kjo parti nuk e ka shuar aktivitetin në këtë komunë. “Partia Demokratike e Kosovës, dega në Kllokot, nuk ka shuar aktivitetin e saj , por përkundrazi vazhdojmë aktivitetin tonë shumë të përkushtuar në interes të qytetarëve të kësaj Komune, vazhdojmë të funksionojmë ashtu siç kemi funksionuar deri tash, vazhdojmë të jemi në shërbim të qytetarëve dhe interesave të tyre”, thuhet në njoftim.
Sipas këtij njoftimi, lajmi që Partia Demokratike e Kosovës dega në Kllokot, ka shuar aktivitetin e saj, është një gënjeshtër e zakonshme dhe e përditshme e Xhevat Bislimit dhe Xhelal Rexhepit.
Nga PDK-ja në Kllokot, është larguar Xhelal Rexhepi (kryetar i degës), Rilind Bislimi (nënkryetar i degës dhe kushëri i Xhevat Bislimit), Blerim Arifi (sekretar i degës dhe familjar i Xhevat Bislimit), dhe Yllka Bislimi (kryetare e Forumit të gruas dhe bashkëshortja e nënkryetarit të degës së PDK-së në Kllokot, Rilind Bislimit, vazhdon njoftimi.
Arsyet pse janë larguar këta persona nga PDK janë familjare. Ata nuk kanë shërbyer asnjëherë për interesa të qytetarëve të tyre, por gjithmonë kanë shërbyer në bazë të lidhjeve familjare.
“Partia Demokratike në Kllokot do të vazhdojë aktivitetin e saj fuqishëm me anëtarët e kryesisë të cilët vazhdojnë punën dhe aktivitetin e tyre në kuadër të PDK-së”, thuhet ndër të tjera në njoftimin, i cili përfundon me pohimin se “jemi të mobilizuar për një fitore bindëse dhe të thellë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.
Ditë më parë u njoftua se dega e PDK-së në Kllokot iu bashkua Nismës për Kosovën dhe se po e shuante aktivitetin në partinë e përparshme.