ARKATANA

PDK: Mjerimi i LDK-së në Gjilan është vetë Aliu

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shefi i Grupit të këshilltareve të LDK-së është vetë mjerimi i kësaj partie, dëshira dhe ambicia e tij e shfrenuar për marketing politik, për brenda grupit të LDK-së, nga se ky është më i dobëti në mesin e të tjerëve, ku edhe nga shkrimi lë të kuptoj se në thelb dija në LDK është e rrezikuar nga tendenca e autoritetit të tipit “unë dijë”.

Ndaj akuzave të Avdyl Aliut të LDK-së ka reaguar grupi i këshilltarëve të PDK-së.

Në reagimin e tyre thuhet se mjerimi i LDK-se në Gjilan është vetë zoti Aliu. Sjellja e drejtë? Vuan më tepër nga mungesa e vullnetit, se nga mungesa e dijes, këtë e vërteton shkenca nuk ka gisht këtu asnjë parti ose pozitë e as opozitë, por si duket nga shkrimi këtu ka mungese te vullnetit, nga se për dije këtij “tipi” vazhdimisht i ka mangu.

Po i kthehemi temës dhe reagimit të mjerë, të shefit të grupit të LDK-së zotit Aliut, ne kemi pritur se LDK si parti në pushtet, do të dal me shifra të sakta, sa janë dëmet e konstatuara dhe vlerësuara nga komisioni prej 7 anëtarëve nëpër sektore !!!?? çka është dëmtuar në infrastrukturë, në bujqësi (në cilat kultura bujqësore janë dëmtuar nga vërshimet, në cilat fshatra ka pasur dëme, regjistrimin se sa bujq janë dëmtuar, identifikimin e tyre, vlerën individuale të secilit bujk, nuk është konstatuar sa shtëpi dhe objekte tjera private janë dëmtuar, në cilat lagje dhe vendbanime, poashtu sa objekte publike dhe sa biznese janë dëmtuar.

Ne si grup parlamentar i PDK se kemi kërkuar dhe kërkoj raport të detajuar dhe real të vlerësimit të dëmeve nga vërshimet, kjo është kërkesa jonë nuk po e mohojmë se ka ra shi me 31 korrik, nuk po e mohojmë se kryetari i ka lënë anash punët e përditshme nga se atë ditë nuk ka mundur të shkojë në Prishtine për punët e “mëdhaja” të politikes së tij, e cila është e afërt me politikat e Ban Ki Mun-it.

“Shefi” (i bërë milioner nga hajnitë e tërmetit në Gjilan), duhet të merr shembullin e vitit 2008, se si menaxhohen reshjet e shiut dhe breshrit, ku janë angazhuar njerëz të devotshëm dhe profesional, të cilët së bashku me ne, atëherë edhe ju si opozite keni dhënë kontributin e juaj në vlershmin dhe kompensimin e dëmeve. Mos flisni ju, sepse fare nuk ju takon sidomos juve, të theksoni se kush dhe sa ka realizuar projekte në Gjilan, e sidomos ju që merrni me projekte të kanalizimit (sepse ju vet karakteri i juaj është pjesë e ujërave të zeza), sepse ju jeni rritur në lagjen tuaj pa kanalizim, mu në mesin e ujërave të zeza, e që vetëm qeverisja e PDK-së ua ka hequr “m…. prej shtëpisë tuaj”, përndryshe ju ende do të ishit në …

Ndërsa për pjesën e qendrës së qytetit, mos harroni se betonimi para ekzekutivit është bërë mu nga qeverisja e LDK-së, bashke me atë koshiqen e bletëve (fontanen e cila kurrë nuk është funksionalizuar) ku nuk keni lënë asnjë gyp për ujera atmosferik që të derdhen në lumin Mirusha që e keni pasur afër vetëm 5 metra, e pra ky ishte projekti i juaji.

Shikone foton, se si uji këtu ka mbetur aty për kohë të gjatë, e keni derdhur natën me kova bashkë me disa kolegë tuaj, për t’a hequr marren e projektit tuaj.

Fundamenti

Pra, reagimi i mjerë i shefit të grupit të LDK-sës, tregon qartë se është në atë fazë kur personit të kapur nga mekanizmi i propagandas, i shpërlahet krejtësisht truri, që do të thotë i hiqet e gjithë dija nëse ka pasur diçka nga ajo brenda tij.

Ne, mendojmë se pa humbur kohë, duhet që të takohen strukturat e LDK-se dhe ta shqyrtojnë shumë seriozisht, pozitën e shefit të grupit të LDK-së në Gjilan, sepse nuk duam të besojmë se në LDK nuk ka këshilltar komunal më të dijshëm, me më shumë përvojë dhe me karakter polik e njerëzor. Ne e dimë se në mesin e këshilltarëve komunal, ka njerëz të respektuar dhe kuadro të dijshëm dhe me dinjitet, nga se kemi shumë kolegë në mesin e tyre, që kanë respektin jo vetëm të pozitës, por edhe të opozitës .

A me falë, Pinokun dhe mungesën e dijes e keni ju z. Aliu, (mos t`i përziejmë këto gjëra, apo si thua t`i nganjëherë nga disa kopalla në vazhdimësi, opinion i të tjerëve nuk mund të bëhet opinion yt). Ne si opozitë aktive dhe kontributdhënëse, i kemi zogjtë tanë, të cilët do t`ju këndojnë përherë, pak ju duket që po bëjnë zhurmë, por ata nuk do të ndalen nga se ne jemi opozitë në realitet, e nuk jemi sikur ju kur ishit në opozitë, që për interesa tuaja personale keni heshtur për gjashtë vite, këshilltarët e PDK-së nuk mund t’i joshni me interesa tuaja, prandaj jeni duke u ndier në ankth në qeverisjen tuaj korruptive dhe të dështuar.

Neve na takon përherë që t’i themi gjërat shumë qarte dhe shume reale, ndryshe do të vdesë demokracia në qytetin e Gjilanit, nëse ne si PDK heshtim.

Nuk e kemi të qartë, se pse po keni frik nga shkrimet tona, ne përherë po flasim me gjuhën e fakteve dhe argumenteve, ani pse ato mund të ju shkaktojnë edhe dhimbje të papërballueshme.

Ne në qeverisjen tone të PDK-së ju kemi ofruar debate të hapura në TV lokal , ku për çdo javë ua kemi dhënë mundësin juve si opozitë, që të merrni pjesë në debate të drejtpërdrejta me secilën nga drejtoritë komunale të qeverisjes së PDK-së dhe të Qemajl Mustafës.

Ne kemi qenë përherë transparent dhe ballë hapur para publikut, e ju edhe atëherë si opozitë keni qenë kokë ulur për të bëmat dhe të pa bëmat e juaja. Por më falni se ju i keni harruar këto gjëra në të vërtet, sepse edhe ne paksa harruam që mekanizmi i propagandës të ka “kap” keq dh eta ka shpërlarë truri tuaj përfundon reagimi i grupit të këshilltarëve të PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.