Fundamenti

PDK më shumë vota se VV, AAK e NISMA bashkë – 38 mijë vota para LDK-së

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Nga rezultatet e deritanishme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 222 mijë 433 vota. LDK si e dyta ka marrë 184 mijë e 259 vota. Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 99 mijë e 89 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e katërta me 69 mijë 682 vota. Lista Srpska i ka 38 mijë e 196 vota.

Nisma për Kosovën ka marrë 37 mijë e 678 vota. Aleanca Kosova e Re, që nuk e ka kaluar pragun – ka marrë 34 mijë e 79 vota.

Nga këto rezultate bëhet një krahasim që nëse LDK e NISMA bëhen bashkë nuk e kalojnë PDK-në.

Fundamenti

LDK e Nisma bashkë kanë 221 mije e 93.

PDK mbetet e para edhe nëse llogariten bashkë votat e AAK-së, VV-së dhe Nismës. Në total, të trijat kanë marrë 206 mijë e 449 vota.

Natyrisht, nëse të gjitha partitë bëhen bashkë, atëherë e kalojnë PDK-në.

Diferenca nga këto rezultate, mes PDK-së e LDK-së është 38 mijë e 174 vota.