Fundamenti

PDK : Me guxim dhe qytetërim kemi ruajtur kapitalin politik

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Puna dhe angazhimi politik në strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, është për mirënjohje për arsyen se ka treguar stabilitet politik, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa, në tubim me aktivistë, anëtarë e qytetarë të Zhegrës, Velekincës dhe Vërbicës së Zhegocit.

“Gjatë gjithë këtyre viteve, ne kemi krijuar argumente të mira për komunikim të mirë me qytetarin dhe synim yni ka qenë që problemet dhe kërkesat e qytetarëve të trajtohen sipas prioriteteve dhe ne vazhdojmë bërjen e politikave të veçanta për trajtime të kërkesave të qytetarëve, pre bashkëqeverisje me ju” ka thënë Qemajl Mustafa.

Sipas tij zhvillimet në sfera të ndryshme në gjithë hapësirën e Komunës, krahasuar me kohën dhe qeverisjen e para vitit 2007, janë krejtësisht të ndryshueshme dhe me një qasje tjetër duke u nisur nga administrata, urbanizmi, kadastri, shërbimet shëndetësore, arsimi, bujqësia, shërbimet publike dhe sektorë të tjerë, jo pak të rëndësishëm.

Mustafa ka shtuar se imperativ i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i imi si kryetar komune ishte që ne të qeverisim ndryshe dhe këtë e arritëm, prandaj të gjitha parametrat tregojnë që Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidati i saj, kryetari i Komunës do të shënojnë fitoren dhe do të vazhdojmë më tutje.

Eco Higjiena

“Qytetari të beson vetëm nëse krijon bindjen dhe shpresën se pushteti do t’i sjell të mira. Me guxim dhe qytetërim ne kemi ruajtur kapitalin politik, me vullnet për punë, guxim dhe dije në komunë dhe në qeveri me kryeministrin Hashim Thaçi” ka shtuar Mustafa.

Ndëssa shefi i Shtabit Zgjedhor të Degës Izmi Zeka ka thënë së Partia Demokratike e Kosovës gjatë qeverisjes së saj, ka ditur që pushtetin ta bart tek qytetarët. “Qasja e kryetarit të komunës për realizim dhe shtrirjen e projekteve ka qenë serioze dhe ka shumë dallime, nga qasjet e qeverisjes së mëparshme”, ka thënë Zeka.

PDK gjatë qeverisjes së saj dallon edhe për faktin se asnjë aferë korruptive nuk ka pasur në Komunën e Gjilanit, dhe kjo e ka rëndësinë e vet dhe flet që me ardhjen e PDK-së në pushtet ka ndryshuar performanca qeverisëse dhe kjo është arsyeja që qytetarët e komunës së Gjilanit nuk shohin alternative tjetër për të qeverisur, pos Partinë Demokratike të Kosovës. “PDK fletë në bazë të argumenteve dhe në bazë të sistemit të mirë organizativ dhe udhëheqës” ka deklaruar Zeka.

Mbështetje e fuqishme për PDK-në, ka ardhur edhe nga nëndegët e Velekincës, Zhegrës dhe Verbicës së Zhegocit, të cilët janë të bindur në fitoren e fuqishme në këto zgjedhje lokale, sepse sipas të pranishmëve në këto takime nuk ka ofertë më të mirë dhe nuk ka parti më të dëshmuar në interes të qytetarëve të Komunës së Gjilanit thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/