Uji Dea

PDK me akuza të reja kundër keqqeverisjes në Kllokot

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – LDK dhe Vetëvendosje përkrah Listës Serpska po dështojnë të realizojnë objektivat e tyre ndaj komunitetit shqiptarë në Komunën e Kllokotit. Dy partnerët e koalicionit të Listës Serpska në Kllokot LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë dështuar të jenë në shërbim të komunitetit shqiptarë, dhe nuk po i përfaqësojnë interesat e komunitetit të tyre pavarësisht obligimeve dhe premtimeve karshi qytetarëve të Komunës Kllokotit thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Kllokot.

Dy partitë LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje janë pjesë e Koalicionit me Listën Serpska dhe asnjëherë nuk janë përkushtuar që të realizojnë qëllimet dhe nevojat e komunitetit shqiptarë, obligime për të cilat edhe kanë marr përgjegjësi ndaj qytetarit.

LDK-ja përfaqësohet me Nënkryetarin për Komunitete Hasan Rashitin i cili nuk po i shërben komunitetit shqiptarë dhe nuk po i jetëson projektet që kanë dobi të rëndësi të madhe për komunitetin.

Komunitetit shqiptarë nuk i ofrohen shërbime të barabarta karshi komunitetit serb.Është çerdhja për fëmijë që nuk u jetësua asnjëherë dhe pse është projekt multietnik dhe i përfunduar nga BE, por Hasan Rashiti asnjëherë nuk ka tentuar ta vë në funksion të shërbimit të qytetarëve.

Edhe Qendra e Mjekësisë Familjare në Kllokot deri tani nuk ka ofruar shërbime për komunitetin shqiptarë në këtë Komunë, përkundër kësaj që nuk ofrojnë shërbime për komunitetin shqiptarë, është e pa pranueshme që nga komuniteti shqiptarë nuk ka asnjë të angazhuar në stafin shëndetësor, mjek apo teknik, apo qoftë edhe një përkthyes që do të shërbente për komunitetin shqiptarë, kurse komunitetit Serb i ofrohen shërbime nga një staf i përbërë nga një(1) doktorë dhe dymbëdhjetë teknik(12) dhe një staf kaq i gjerë është edhe në kundërshtim me ligjet e Republikës Kosovës.

Edhe projekti për ndërtimin e shkollës së re fillore “Sfeti Sava” projekt Multietnik i realizuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria e Arsimit të Kosovës, rezulton një kundërshtim të hapur nga nënkryetari për Komunitete Hasan Rashiti që ky projekt të jetësohet si Shkollë Multietnike dhe kërkon që komunitetit Shqiptarë në këtë Komunë të mos i ofrohen shërbime në arsim.

Mobi Casa

Edhe emri i shkollës “Sfeti Sava” është emër nacionalist i komunitetit serb dhe nuk përkon me gjendjen dhe harmonin mes komuniteteve dhe nuk ekziston asnjë iniciativë e Hasan Rashitit për ta ndërruar këtë emër.

Mungesa e Ndriçimi Publik rezulton në një mos angazhim të faktorit politik shqiptarë të dhe nuk ka asnjë tentim që ta vënë në funksion ndriçimin publik.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje si pjesë e koalicionit me Listën Serpska është e përfaqësuar me Drejtorin e Administratës Publike në Komunën e Kllokotit, dhe nuk po e përfaqëson komunitetin shqiptarë dhe nuk po inicion procedura për jetësimin e projekteve të dobishme për komunitetin, por ngjashëm me partnerin e koalicionit LDK-në po i shërbejnë vetëm Listës Serpska dhe Interesave të Kryetarit të Komunës Streqko Spasic.

Kjo qeverisje në Komunën e Kllokotit e udhëhequr nga Lista Serpska LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje po e dëmtojnë qytetarin e kësaj komune dhe nuk po realizojnë asnjë projekt në shërbim të qytetarëve.

Hasan Rashitit nuk i interesojnë interesat e komunitetit edhe pse ai kafshatën e gojës e ka të siguruar por ai si nënkryetarë për komunitete është aty që të merr vetëm një pagë dhe nuk i intereson asgjë tjetër thuhet në reagimin e PDK dega Kllokot./rajonipress/