UBT

PDK: Mbështetje e madhe për Qemajl Mustafën nga Llashtica dhe Zhegra

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Pritje madhështore me curla e tupane, është organizuar në fshatrat Llashticë dhe Zhegër për kryetarin Mustafa dhe Ministrin e Arsimit Buja, duke dhënë mbështetjen e fuqishme për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatit të saj Qemajl Mustafa.

Me këtë rast kryetari Mustafa, ka thënë se Llashtica e Zhegra janë përherë kështu të bashkuar në mbështetjen tonë. Këtu në Llashticë shihet që sot fitorja e madhe e PDK-së. Llashtica nga sot ka nisur festën e madhe të Partisë Demokratike të Kosovës. Jemi të bindur në fitoren tonë që në raundin e parë, sepse ju së bashku edhe më qytetarët e tjerë të vendbanimeve të Gjilanit, ishit ata që na keni sjellë fitoren edhe në vitin 2007 por edhe në vitin 2009.

Kërkojmë besimin tuaj për PDK-në, sepse ne besimin tuaj përherë e kemi konsideruar si një amanet të veçantë, besim me të cilin kemi realizuar projekte të ndryshme milionëshe për Gjilanit dhe qytetarët e Komunës së Gjilanit. Kërkojmë edhe njëherë besimin tuaj për të vazhduar punët aty ku na kanë mbetur drejt Gjilanit Evropian, drejt zhvillimit dhe prosperimit të vendit.

Ndërsa në Komunën e re të Zhegrës, kryetari Mustafa ka thënë se ne nuk fyejmë sikur të tjerët, që përditë na marrin nëpër gojë duke na fyer, por ne i mundim ata përditë e më tepër, siç i kemi mundur në dy mandate radhazi. “Ia kemi harxhuar kuadrot LDK-së, njërin ja kemi harxhuar në vitin 2007 tjetrin në vitin 2009 dhe këtë që ka mbetur do t’ua harxhojmë kësaj radhe më tre nëntor 2013. Ne nuk po kemi kohë as të hamë bukë e të pimë pak ujë, e lëre më të shkojmë kafeneve, siç po e bënë njëri nga kandidatët oponent me ne. Ju Zhegrasit, që nuk kishit shkollë, që nuk kishit, ujësjellës, që nuk kishit, rrugë të asfaltuara, që nuk kishit trajtim nga qeverisja deri në vitin 2007, ka ndryshuar gjendja juaj menjëherë pas ardhjes ne qeverisje të PDK-së. Sot ju e keni një shkollë moderne, sot keni rrugë të asfaltuara, sot keni ujësjellës, sot kenë ndriçim publik, keni rrymë stabile, por do t’i keni edhe mbi 500 mijë euro investime. Dikush ndoshta mund të thotë pse po investoni në Zhegër se ajo është Komunë, por ne u themi se ju edhe pas shumë vitesh edhe pse bëheni komunë, do të jeni pjesë e zhvillimeve tona, sikur që edhe ne përherë do të jemi tuajt. Qëllimi ynë ishte të ndërtojmë institucione në shërbim të qytetarëve, dhe atë e kemi bërë” ka thënë Mustafa.

Ndërsa nga ana e tij Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka thënë, votoni për numrin e çlirimit tuaj, pra ne jemi çliruar në vitin ’99, e ju votoni 99, për 1999 arsye, për jetëgjatësinë tuaj, për zhvillimin tuaj dhe prosperimin e fshatrave, komunës dhe shtetit tuaj.

Mobi Casa

“Ndjehem shumë i nderuar që jam këtu në mesin e simpatizantëve të flaktë të PDK-së, në mesin e njerëzve që i kanë besuar PDK-së edhe sa ne ishim në opozitë, dhe të gjithë bashkë jemi krenuar me zhvillimet që kanë ndodhur pas fitores tonë, pavarësia, njohja e saj, zhvillimi e së shpejti do të integrohemi edhe në familjen e madhe Evropiane”.

Buja në vizitën që bëri në Zhegër ka thënë se ndjehet shumë i nderuar që merr pjesë në këtë fushat të fundit elektorale të Zhegrës si pjesë e Gjilanit sepse, në zgjedhjet e ardhshme ajo do të mbaj tubime vetëm për zgjedhjet e udhëheqjes së Zhegrës.

“Sharjet dhe fyerjet e të tjerëve neve nuk na pengojnë sepse ne do të vazhdojmë përpara me ndërtimin e rrugëve, shkollave, investimeve milionëshe gjithandej, sepse jemi të interesuar vërtet të ecim me dinjitet përpara”.

Ndryshe në dy takimet e ndara në fshatrat e karadaket, ishin të tubuar qytetarë të shumtë në mbështetje të Qemajl Mustafës dhe PDK-së në zgjedhjet e tre nëntorit thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/