Eko Higjiena

PDK: Mbahu Lutë, mos e humb kontrollin

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Atyre që abuzojnë me besimin e qytetarëve, kur u zbulohen këmbët dhe kur ua themi të vërtetën në publik ndjehen të hutuar, bëhen nevrik, bëhen irracional e sillen vërdallë e me arrogancë, qysh po i bën vaki kryetarit tonë (për fat të keq) të komunës së Gjilanit thuhet në përgjigjen e degës së PDK-së në Gjilan.

Do të donim vërtetë që pavarësisht se kush e fiton garën për kryetar komune në një proces demokratik, ai do të duhej të jetë i dinjitetshëm, punëtorë, i sinqertë, transparent dhe llogaridhënës para qytetarëve. Gjilani nuk e pati këtë fat ne zgjedhjet 2013. Atij i ndodhi e kundërta. Ka vendosur një kryetar i cili fare, ama hiq fare nuk e ka gajle që pa reshtur mashtron dhe e manipulon qytetarin e vet, duke i servuar atij për çdo ditë të pavërteta, sikur që po këtyre qytetarëve ai i premtoi gjithçka gjatë fushatës, e sot njerëzit e vajtojnë vlerën e votës se tyre, sepse ky kryetar tani as që i pret e as që flet me ta ndonjëherë më.

Ai që është pajtuar me marren, nuk i vjen marre më prej asgjëje. Ky kryetar manipuloi një vit e gjysmë me obligimet komunale prej 9.6 milion euro dhe fare nuk u skuq kur para pak ditësh e pranoi qe PDK kishte të drejtë sepse borxhi ishte prej 4.12 milion euro qysh e kishte thëne PDK nga fillimi dhe qysh erdhi në KK nga drejtoria e financave.

Ai hiq nuk skuqet kur manipulon me shpenzimin kinse për dreka e darka të pushtetit të kaluar prej 160 mije euro dhe sikur është “jerm” herë thotë që ky është shpenzim vjetor, e herë thotë shpenzim mujor. Apo siç duket e keni nga konsumimi i tepërt, por duhet të mbaheni z.Kryetar, mos e humbni kontrollin.

Ky kryetar nuk e ka hiq gajle dhe ende merret me retoriken e sëmurë, të harxhimeve për dreka e darka në pamundësi për ta lëvizur ndonjë punë të hairit përpara.

E po, zotëri kryetar, ju mund të flisni e llomotisni si i humbur gjithë ditën të pavërteta, por realitetin e hidhur nuk mund ta ndërroni dot, sepse ky realitet flet për ngecje totale dhe për degradim në shumë fusha të jetës publike në Gjilan.

E ky realitet thotë që ju keni vendosur drejtorë të inkriminuar në qeverisjen tuaj dhe ka mbi 8 muaj që po mateni me e ndërrua ndonjërin prej tyre po “kalemi” politik diqysh nuk po ta qet. Ju ende po flisni për koalicionin e gjerë për Gjilanin, ju po bëni hajgare me qytetarët tanë. Ju po flisni për avancimin e jetës ekonomike në komunë përderisa po e “dhunoni” një të vetmin investitorë të huaj që e ka komuna jonë.

Uji Dea

Retorika boshe dhe zik-zaket tuaja sikur të ishit jerm, ose edhe më keq si i dehur, nuk do ju shpëtojnë. Keni qenë dhe do të mbeteni humbës sepse nuk mbaheni mend për asgjë të mirë në këtë komunë – përkundrazi. Shterpësia e qeverisjes tuaj u pa mirë, që në vitin e parë e ajo veç sa vjen e po thellohet edhe më tej.

Do të donim, vërtetë do të donim që të kemi një kryetar virtuoz, me të cilin edhe mund të kritikoheshim edhe ashpër, por edhe të lavdëroheshim meritueshëm në arenën publike. Me keqardhje, por ne në Gjilan këtë nuk e patëm fat.

Shpresojmë të krijohen rrethanat e të ikni sa më shpejtë si një kryetar komune që keni dështuar çdo fushë, se ndryshe Gjilani mbetet astmatik e astma shkakton mungesë oksigjeni dhe amulli kolektive.

Ne nuk dyshojmë që ju z. Kryetar do të donit që puna të shkojë mirë me qeverisjen e komunës, por nuk mund ta bëni një gjë të tillë, sepse populli thotë kjo punë është “…me t’dhanme e jo me t’thanme…”. Kaq Zoti ju ka dhanë juve, jo ma shumë. Ju po “delegoni” detyra po te kush po i delegoni seee…? Te drejtorët e menaxheret e tu edhe të prishur edhe të paditur. Bile edhe punën e t’falmes n’xhami e ke delegua, se ma nuk po dokesh andej. A mos ia ke besua pahiri edhe këtë punë dikujt tjetër, që as nuk i bjen përskaj xhamisë? Nëna e vakive jeni ju z.Kryetar.

Detyrë e juaja zoti Kryetar është më e mbajt rendin e disiplinën në komunë, me dhënë shërbime të mjaftueshme, të shpejta e të sakta. Sikurse që detyrë e juaja është me marr financa në qeveri dhe kah do tjetër me e zhvillu komunën dhe me i sanua mungesat financiare po hiq nuk është detyrë e juaja që të vajtoni si kukuvajke qe dy vite me radhë, për kinse borxhin e madh e drekat e darkat e pushtetit të kaluar. Qysh ju doli rrenë retorika e borxhit ashtu ka me ju dal rrenë edhe puna e drekave e darkave pas një auditimi të saktë që do t`i bëjmë këtij aspekti. Qeverisja është “rrotë” z. Kryetar. Ka qenë dashtë me vakt me ja bajtë gajlen e mos me hy llugave kur nuk e ke nijetin e mirë, vullnetin e dijen me krye pune për qytetarët dhe komunën e Gjilanit.

Sa i përket ndarjes proporcionale të vendeve në komitete kjo nuk është as zemërgjerësi e as tolerancë e juaja z. Kryetar. Ju vetëm po dëshmoni se për më shumë një vit e gjysmë e keni shtypur dhe diskriminuar opozitën në këto komitete. Ju po e dëshmoni që jeni skajshëm i politizuar si me këtë akt ashtu edhe me aktin e punësimeve në komunë, me aktin e degradimit të profesionistëve të zyrtarëve komunal që nuk janë me LDK, me aktin e vendosjes së drejtorëve në shkolla e kudo tjetër… Keni filluar me i futë gishtat në prokurim dhe me i nda edhe afaristët sipas shijes tënde, por po ju përsërisim se realitetin nuk ke me mundë me e ndërrua e ai është se PDK për 6 vite me radhë punoi mirë e me shumë dinjitet shtet formues e me respekt për qytetarin e komunës. Këtë e pranojnë dhe e thonë edhe militantet e tu. Këtë nuk mund ta ndryshosh dot z. Kryetar.

Edhe diçka, para se me u marr me oborrin e tjetrit populli thotë pastroje oborrin tënd. Vërtetë keni shumë punë ju në oborrin e LDK-së së varfëruar skajshmërisht nga ujërat që nuk lëvizin për kohë të gjate e që kundërmojnë. E këtu paçi fat ne nuk mund t’u ndihmojmë thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.