ARKATANA

PDK: Malisheva e Qemajl Mustafa më 1 dhjetor do t’ia tregoj vendin Lutës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kjo garë dhe rezultati fitues në Malishevë do të jetë fitore e madhe për PDK-në gjithandej. Nuk do të jemi fitues pa votat jo vetëm të Malishevasëve, por edhe të Caparit, Bukovikut… dhe gjithë votat e qytetarëve tanë kudo në hapësirën e komunës, jo vetëm të PDK-së por edhe të të tjerëve ka thënë Qemajl Mustafa në tubimin që është mbajtur në Malishevë.

Malisheva ka plot arsye për fitore sepse në Malishevë flet puna që e kemi bërë bashkë, fletë kjo sallë që e kemi ndërtuar në qeverisjen tonë dhe dhjetëra projekte të tjera e që të tjerët para nesh as që kishin planifikuar për to. Duhet të votojmë jo vetëm për atë që është bërë deri më tani, por edhe për atë që do të bëjmë në vazhdim ka thënë kryetari Mustafa.

Më tutje ai ka theksuar se prioritet në Malishevë ishte stabilizimi i fshatit, shkolla, rruga, ambulanta, ujësjellësi kanalizimet e projekte të shumta, sepse duke e stabilizuar fshatin e Kosovës gjithandej, do ta stabilizojmë qytetin e Kosovës, dhe kjo ishte strategjia e kryeministri Thaçi dhe e jona si kryetar komunash.

Mobi Casa

Ndërsa Deputeti Zenun Pajaziti ka theksuar se “kush më shumë se ju ka për obligim për ta votuar PDK-në dhe Qemajl Mustafën, prandaj për këtë arsye jemi më të mobilizuar se kurdoherë më parë me të gjitha strukturat e PDK-së, me aktivistë e simpatizantë duke marrë përkrahjen edhe të anëtarëve të subjekteve tjera për të vulosur fitoren e PDK-së dhe kryetarit Qemajl Mustafa. Jemi të vendosur që të mos lejojmë që procesin zgjedhor të na e prishin të tjerët. Kurrë nuk ka pasur vendosmëri dhe unitet më të madh për fitore të PDK-së dhe kryetarit Mustafa ka shtuar deputeti Pajaziti.

Ministri i Financave Besim Beqaj ka potencuar se “jemi këtu sonte për të dëshmuar se PDK është parti e fitoreve. Punët që janë bërë deri më tani janë të jashtëzakonshme, në krahasim me ata që ishin para nesh, sepse atyre u tepronin paratë e buxhetit të Kosovës duke mos ditur të menaxhonin me to, ndërsa ne bëmë shumë projekte dhe premtimet tona si autostrada e kombit u përuruan dje. Edhe Komuna e Gjilanit realizoi projekte të shumta si përkushtim i punës së vyeshme të kryetarit Qemajl Mustafa”

“Sonte po e shoh që përnjëmend e kemi të fitojmë, sepse po e shoh mbështetjen që po e merr PDK dhe kryetari Qemajl Mustafa gjithandej komunës. Këtu në Malishevë në kuptimin biologjik kryetari Mustafa është i juaji, ndërsa në kuptimin politik ai është i PDK-së dhe qytetarëve të komunës së Gjilanit ka thënë zv.kryeministri i Kosovës Hajredin Kuqi. PDK i ka dy virtyte: njërin si amerikanët që thonë po e bëjmë dhe tjetrin si gjermanët që kur luajnë në sport, ata fitojnë në pjesën e dytë, prandaj ne duhet ti besojmë fitores së PDK-së, duhet t`i besojmë fitores së Qemajl Mustafës kryetar, sepse PDK ndjehet krenare që ka një kryetar si Qemajl Mustafa”, thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.