FITORJA

PDK: Lutfi Hazirit i ka mbetur ëmbël fondi i “tërmetit”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ekziston një dallim shumë i madh prej kohës kur ka përfituar Lutfi Haziri (me kompani) nga fondi i tërmetit prej mbi 2.5 milion euro dhe prej procesit të privatizimit të fabrikës së radiatorëve në Gjilan, për të cilin rast ka të ngritur edhe aktakuzë nga EULEX-i thuhet në përgjigjen e PDK-së.

E kuptojmë që nuk e ka të lehtë, që tani Luta me i keqpërdorë edhe miliona euro tjera. Sikur në qeverisjen e tij deri në vitin 2007, kur edhe nga disa miliona euro i dërgonte në suficit buxhetor, sepse nuk arrinte ti përfitonte nga “investimet” në projektet e komunës gjatë vitit kalendarik thuhet në reagimin e këshilltarëve të PDK-së.

Gjilani sot më nuk ia mundëson këto dallavere Lutfi Hazirit, sepse ka kaluar koha e mashtrimeve. I kuptojmë edhe pritjet e kryetarit të komunës, se me ardhjen në pushtet mund të bëjë çfarë të dojë. Por jo, sepse këto keqpërdorime do t’ia ndalim ne si opozitë, sepse nuk do të heshtim para dukurive shkatërruese të zhvillimit të Gjilanit.

FIDANISHTJA

Ne si opozitë do të angazhohemi për mos lejimin e daljes nga binarët të institucioneve komunale, sepse këtë ne e kemi obligim dhe përgjegjësi para qytetarëve të Gjilanit.
Nëse ju nuk e bëni këtë me vullnetin tuaj, atëherë përmes mekanizmave institucional, do të detyroheni në respektimin e rregullave dhe ligjit gjatë punës në qeverisjen tuaj dhe nuk do të ju lejohet juve që edhe më tutje të keqpërdorni buxhetin e komunës.

Deklaratave tua tani më askush nuk i beson, sepse për asgjë nuk e keni mbajtur fjalën. Ne kemi kërkuar nga ju disa herë publikisht, që t`i dërgoni të gjitha lëndët, për të cilat keni shumë dëshirë të dërgoni në gjykatë, por ua kemi thënë disa herë dhe prapë po ua themi, se asnjëherë nuk do të mund të gjeni shkelje ligjore dhe keqpërdorime nga qeverisja e PDK-së në komunën e Gjilanit. Edhe ashtu ka shtatë muaj që jeni munduar të gjeni ndonjë argument, por kot e keni pasur dhe do ta keni. Por ju vetëm mund të flisni dhe asgjë më shumë. Prej jush nuk ka as hajr, e as sherr.

Ndërsa ne krenohemi me të arriturat gjatë qeverisjes së PDK-së në Gjilan, e cila ka lënë gjurmë për punët dhe projektet e realizuara përfundon reagimi i Grupit të Këshilltarëve Komunal të PDK-së Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.