Hidromorava

PDK: Lutfi Haziri nuk reagon si kryetar i komunës ndaj tragjedisë në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Humbja e jetës së dy nxënësve brenda një dite, njërit në Siri dhe tjetrit në Shqipëri, ishte tronditës për familjet e tyre dhe për të gjithë qytetarët e Gjilanit. Lidhur me këtë ngjarje jashtëzakonisht të dhimbshme, reaguan shumë prindër, intelektual dhe drejtori i Arsimit në Gjilan, përfaqësues të organizatës së të rinjve, të cilët përveç shprehjes së ngushëllimit për familjet, kërkuan edhe ndërprerjen e menjëhershme të organizimit të këtyre ekskursioneve, të ashtuquajtur me karakter studimor, sepse më së paku i ngjajnë si të tilla. Ndërsa reagimi i kryetarit të komunës Lutfi Haziri, ndaj kësaj tragjedia të ndodhur në Gjilan, ishte një reagim jo institucional, jo serioz dhe skandaloz. A thua nuk pati kohë dhe mundësi që ky kryetar ti shkruaj tre rreshta për të ngushëlluar familjet e nxënësve të mbytur, miqve, shokëve të nxënësve dhe të gjithë qytetarëve të komunës?

Ai vetëm përmes facebook-it ka shprehur keqardhjen për këtë rast, duke e quajtur si një ditë e zezë për Gjilanin, ndërsa këtë fjali të tij, siç duket e shkruar prej ndonjë vendi ku ka qenë duke u relaksuar dhe nuk e ka parë të rrugës, që përmes zyrës së kryetarit të komunës t`i drejtohet familjeve dhe qytetarëve të Gjilanit.

Mobi Casa

Sepse përmes facebook-it kanë shprehur dhimbjen e tyre mijëra shokë të nxënësve dhe qytetarë të Gjilanit. Dhe kryetari i komunës përmes rrjetit social ka mundur t`i shprehë keqardhje dhe ngushëllime vetëm simpatizantëve të tij, por jo edhe familjeve të tyre, shokëve të nxënësve dhe qytetarëve të Gjilanit.

Ky reagim joinstitucional, joserioz dhe skandaloz, tregon edhe njëherë pasqyrën dhe qasjen e kryetarit të komunës që e ka ndaj secilit angazhim që e bënë për institucionin e të parit të komunës dhe për qytetarët e Gjilanit thuhet në reagimin e Grupit të Këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.