GRANDEMALL

PDK : Lutfi Haziri ka katërfish më shumë vota te serbët sesa Qemajl Mustafa

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Edhe deklarata e radhës, e Lutfi Hazirit, kandidatit që deshi të bëhej kryetar i komunës së Gjilanit, se “Votat e serbëve nuk mund t’i dhurojnë fitore Mustafës…”, apo: “Kryeministri Thaçi po ndërmjetëson te serbët për t’i siguruar vota Mustafës” , rezulton e pavërtetë sipas rezultateve zyrtare që ka shpallur KQZ-ja, të cilat çdo qytetar mund t’i gjejë në faqen zyrtare të këtij institucioni.

Në këto rezultate, tregohet qartë se disfatisti Lutfi Haziri, në territorin e Gjilanit, në vendvotimet serbe, ka marrë katërfish më shumë vota se kryetari permanent i Gjilanit, Qemajl Mustafa. Por sindroma e tij prej disfatisti e ka bërë që të hamendësohet edhe për këtë rezultat!

Mobi Casa

Deklaratat anti-integruese të Lutfi Hazirit, duke pasur parasysh funksionin e tij në Grupin Parlamentar për Integrim Evropian, janë skandaloze në kuptimin e qasjes së tij destruktive ndaj agjendës shtetërore të Republikës së Kosovës, për integrimin e të gjitha komuniteteve në jetën institucionale, kusht ky edhe i Bashkimit Evropian (për të cilin kryetari i Komunës Qemajl Mustafa, punoi seriozisht dhe më përgjegjësi të lartë)!

Por këtij niveli, që jeton, flet dhe vepron me hamendësime, është e kotë t’i shpjegohet interesi i shtetit të Kosovës për daljen e serbëve në votime! Këtij niveli është e kotë t’i shpjegohet tash, se kryetari i komunës është kryetar i të gjithë qytetarëve thuhet ë reagimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.